Dhjetor 2020

Pandemia e gripit Covid-19 ende po na kufizon lëvizjet në grup. Por sikundër që për çdo muaj edhe gjatë dhjetorit nuk kanë munguar daljet në natyrë nga anëtarët tanë individualisht ose në grupime të vogla anëtarësh. Një sërë fotosh ilustrojnë dëshirat për të qenë pranë natyrës edhe në kohë të këqija si kjo periudhë pandemie.

Me fotografitë si më poshtë anëtarët na kanë përcjellë përshëndetje:

Nga Liguria, Itali; Anduela.

01 Liguria Itali (1)

Nga Dardha e Korçës familja Fuqi.

02 Dardha (1)

 

Nga mali i Taraboshit Ismaili.

3-4

19 dhe 20 dhjetor

U organizua synimi i ngjitjes së majës Tito (2747 m) në RMV. Të shutunën ekipi e kaloi në fshatin Dragash. Të djelën herët në mëngjes ekipi udhëtoi për në fshtin Brod prej ku filloi edhe ngjitja. Marshimi i gjatë dhe veçanërisht  trashësia e borës nuk e mundësoi ekipin të arrijë në majën e synuar. Fotot që na sollën pjesëmarrësit në këtë veprimtari janë mbresëlënëse.

5-6

7-8

Ky fundviti ishte i përcaktuar për zgjedhjet në shoqatë për Kryetar dhe për anëtarë Kryesie.

12 dhjetor. Filloi votimi elektronik për kryetar. Rezultati i votimit nxorri fitues për pozicionin e Kryetarit të SHBA Tirana, për mandatin 2020-2024, zotin Skerdian Tefa.

16 dhjetor. Filloi votimi I dytë elektronik për të përcaktuar anëtarët e Kryesisë. Rezultati i votimit nxorri fitues për anëtarë të Kryesisë zotërinjtë: Saimir Tola, Loren Rroço dhe Aleksandër Bojaxhi

26 dhjetor. U zhvillua mbledhja e parë e kryesisë së re të SHBAT. Pjesëmarrës ishin Skerdian Tefa, Aleksandër Bojaxhi, Loren Rroco, Saimir Tola. Bledi Preza mungoi sepse është jashtë vendit.

Në këtë takim u morrën vendimet si më poshtë:

  1. Saimir Tola u zgjodh n/kryetar i shoqatës;
  2. Aleksandër Bojaxhi u zgjodh sekretar i shoqatës;
  3. Igli Shyti do të mbetet mbajtës i thesarit deri në një vendim të dytë;
  4. Loren Rroco u zgjodh anëtar kryesie me detyrë kryesore përgjegjës për trajnimet dhe shënimin e itenerarëve;
  5. Bledi Preza u zgjodh anëtar kryesie me detyrë kryesore përgjegjës për IT dhe PR;
  6. U mor vendimi që ngritja e komisioneve në shoqatë të shqyrtohet pasi të merret fillimisht opinion për vullnetarë.

Diskutimet sollën propozimet si më poshtë:

  • Të vazhdojë rritja e anëtarësisë së shoqatës me anëtarë të rinj;
  • Të rritet prania e shoqatës online nëpër rrjete sociale si në instagram dhe facebook. Kjo të shërbejë për thithjen e anëtarëve të rinj si dhe për të promovuar natyrën dhe malet e vendit tonë dhe më gjërë. Për të drejtuar këtë na duhet që të caktohet një anëtar që të manaxhojë rrjetet sociale.
  • Të ngrihen komisione të reja për veprimtari dhe interesa të ndryshme që lidhen me daljet tona në natyrë (konkurse vjetore për fotografi nga veprimtaritë, tema të mbrojtjes së natyrës, etj).
  • Anëtarët e rinj “të filtrohen” përpara se të pranohen në shoqatë.
    1. Nëpërmjet opinionit kolektiv gjatë veprimtarive.
    2. Nëpërmjet një mini “interviste” lidhur me mundësitë dhe dëshirat e tij/sajë për të kontribuar në shoqatë (do përgatitet një set komunikimi për këtë qëllim).
  • Do zgjidhet një anëtar që të manaxhojë statistikat e pjesëmarrjes në veprimataritë që organizohen. Të vazhdohet formati në excel që është përdorur.
  • Do caktohet një person që t’i atashohet (deri në një vendim të mëvonëshëm) mbajtësit të thesarit për rekordet e pagesave të kuotës së anëtarësisë në formatin egzistues të excelit.
  • Nisur nga fakti që anëtarët e shoqatës nuk kanë aftësi fizike të përafërta ngaqë nuk kanë mundësi për përgatitje fizike të vazhdueshme dhe të njëtrajtshme, veprimtaritë tona do të organizohen të segmentuara me grupime:
    1. për synime (itenerare) të ndryshme në zonën e veprimtarisë
    2. për temp lëvizje në të njëjtin itenerar me grup të parë dhe me grup të dytë.
  • Këto segmentime mbetet që të testohen në aktivitetet e ardhshme.
  • Në funksion të përgatitjes fizike dhe teknike të anëtarëve malet e qytetit tonë do jenë poligone të përmuajshme.

09 Mbledhja e Kryesise (1)

Kryesia e SHBA Tirana i uron të gjithë anëtarët e saj “Gëzuar Viti i Ri 2021!”

Gezuar Viti Ri (1)