Shtator 2021

Kronika shtator 2021

11 shtator. Nga Leonidha na vjen një lajm i mirë: rruga automobilistike për në fshatin Nikolicë është asfaltuar. Është lajm i mirë sepse qasja për ngjitjen e majës më veriore në kreshtën e malit Gramoz bëhet pikërisht nga fshati Nikolicë.

01 (1)

Po në datën 11 ekipi u nis për në Valbonë. E ngriti fushimin në pjesën më të ulët të Bjeshkës Buni i Ziçit ku kaloi dhe natën në tenda. Fotot e para nga ky kampim ngjallën mjaft kujtime për Marlenin që jo pak nga vitet e tij të fëmijërisë, gjatë stinës së ngrohtë, i ka kaluar në ato bjeshkë.

2-3 (2)

Të nesërmen ekipi u nis me synimin që të ngjitet në majat e Çet Harushës (2.421 m) dhe Pecmarës (2.468 m). Kjo veprimtari ishte, ndër të tjera, një ngjitje-zbritje prej 15 km, 9 orësh dhe me disnivel 1620 m.

4-5

Përgjatë shtegut të Bravukës grupi takoi kolegë ukrainas nga “Shkolla e Ngjitjes I”, që kishin realizuar kacavarje në faqen lindore të Majës Gryk e Hapt.

06 (1) (1)

 

Gjatë zbritjes grupi u mikprit në Konakun (Telen) e Met Avdisë me dhallë të freskët, kafe e raki, nga Ajet Malaj dhe familja e tij. Ajeti është njohur me alpinistë (të klubit sportiv Studenti) që në fund të viteve 50 e deri vonë në vitet 80 të shekullit të kaluar. Ai është njohur si “udhërrëfyes” popullor për të ndihmuar alpinistët për ndjekjen e shtigjeve të veçanta. Në botimin e tij Nëpër Bjeshkët e Namuna, Aleksandër Bojaxhi tregon për takimin e tij të parë me Ajet Malaj në vitin 1973 (faqe 119) dhe ndihmën që i dha Ajeti për gjetjen e shtegut të kalimit lugina e Valbonës – lugina e Currajve në pjesën lindore të majës së Brijasit.

 

7-8

2-3 (2)

 

11 (1)

Ky grup antarësh të shoqatës sonë gjatë kthimit pati diskutime për emërtesat e majave të ngjitura. Me këtë rast Aleksandri na nisi materialin si më poshtë, të cilin e shohim të arsyeshme që ti bashkëngjitet kësaj kronike:

 

Në spjegimet sa më poshtë jo gjithshka mund të jetë e saktë. Duhet të kemi parasysh se hartat tona janë bërë nga të huajt. Pasi u përcaktuan kufijtë ri-erdhën në anët tona topografë dhe i rinovuan ato. Flas për topografët e “fundit”, austriakë apo italianë, të kohës që teknologjia ishte sikundër duhej. Këto harta emërtesat fillestare nuk i kanë patur të shkruara në gjuhën shqipe. Ata që i hodhën në letër, duke mos qenë shqipfolës, për mendimin tim, kishin dy mangësi: a. veshi i tyre ishte i pamësuar me tingujt tanë (në ato kohë, kohë kur barinjtë ishin ende të pashkolluar, gjuha shqipe kishte 46 tinguj (shkronja) dhe b. gërmat që përdorte i huaji për të shënuar ç, q, h, y, etj ishte (mendoj) punë individuale, etj.

Qetë = zdërlug = copëz toke me bar në mes të kershave (shkëmbejve)

Çet = formë e prerë e fjalës çetinë

Çetinë = pishë e zezë = borigë

Qet/Çet Harushe Valbonë

Në hartat e gjuhës ruse emërtesa është Çet Harushe dhe lartësia shënohet 2.423,8 metra. Edhe në shqip është po ashtu, por me lartësi 2.421,7 metra.

Pra kuptimi baritor (mendimi im)  për Çet Harushe është “Pishat e Harushës”.

Varianti Qet Harushe e “nxjerr” harushën nga pylli po të kemi parasysh kuptimin e fjalës QET. Qet është një copëz toke me bar në mes të kershave (shkëmbejve). Këto janë më të mundëshme mbi zonën e pyllit.

Pecmarës Valbonë

Edhe në hartën në gjuhën ruse edhe në hartën në gjuhën shqipe emërtesa është Pecmarës. Lartësia është e dhënë në hartën në gjuhën ruse (2.230 metra).

Fjalorët na thonë se rrënja pec është krijim elementar i gjuhës, që unë nuk ja di domethënien.

Pecurinë = pandël = pejurinë = leckë = zhele. Por edhe = tufa leshi që u lihen deleve në fund të barkut kur qethen. Mendoj që kjo e dyta (meqë është emërtesë baritore) duhet të jetë e lidhur me emërtesën e këtij mali.

 

Për t’i dhënë më shumë hapsirë mendimit të antarësisë lidhur me veprimtaritë që organizon kjo shoqatë, si dhe për të filluar marrja e mendimeve për kalendarin përçapës për vitin 2022 u organizua një takim i veçantë mbi bazën e njoftimit si më poshtë:

 

Ditën e mërkurë në datën 22 ora 18:00 do të mblidhemi “Për një gotë birrë”. Tek Shtëpia e Birrës. Në mes të digës (poshtë) kur shkon për në Kopshtin Zoologjik. Kjo d.m. th. se krikllën e parë të birrës e keni nga shoqata. Krikllën e dytë dhe mezen nga vetja. Qëllimi i takimit është që të diskutojmë për të ndërtuar planin e veprimtarive për vitin 2022.

Në propozimet për veprimtaritë e ardhshme, sygjeroheni të mendoni për ngjitje të llojit rikonicion të cilat ndihmojnë ndërmarrjen e tyre në sezon dimëror (ose edhe në sezon veror por me synimin e ngjitjes nëpërmjet kacavarjes).

Për arsye të situatave Covid në kufijtë shtetërorë veprimtaria plus për Cokishtën shtyhet për në qershor 2022.

Bashkëlidhur keni kalendarët e kësaj shoqate që nga krijimi i saj (8 dhjetor 2012).

Në kalendar për muajin shkurt 2022 parashikoni veprimtarinë Nikç-Vuthaj dhe mendoni që sot për sigurimin e pajimeve për fjetje.

Bashkëlidhur këtij mesazhi lexoni materialin Mbi 2500. Aty, ndër të tjera, keni informacion për malet me lartësi mbi 2500 metra që janë brënda teritorit të shtetit tonë. Në kalendarin tonë për vitin 2022 vlen të synojmë 1-2 maja të lartësisë mbi 2500 metra në zonën e Korabit, maja që nuk njihet që të jenë synuar nga alpinistët.

Përvoja na ka mësuar se me raste kemi anulluar ose shtyrë një veprimtari sepse parashikimi i motit nuk ka qenë i mirë, por praktikisht parashikimi ka dështuar. A nuk është mirë të kemi një Komision Teknik i cili a. të marrë vendimin për zhvillimin ose mos zhvillimin e veprimtarisë në fundjavë bazuar në aplikacionet e ndryshme që parashikojnë motin?; b. të merret me përpilimin e Kalendarit përçapës Vjetor të veprimtarive si dhe me problemet teknike të ideimit dhe zbatimit të veprimtarive të shoqatës. Ky komision të ndërtojë punën e tij në bazë të Rregullave që ka shoqata si dhe të Regullores së Brendëshme të Alpinizmit.

12-13

Shbat