Janar 2022

00 Gezue Motmotin e Ri!

Gzue Motmotin e Ri!

 Analizë e veprimtarive të SHBAT, Viti 2021

Viti 2021 na gjeti përsëri në mesin e pandemisë shkaktuar nga COVID-19. Megjithatë brënda mundësive shëndetësore si dhe duke respektuar protokollet e sigurisë Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana ka kryer me sukses pjesën më të madhe të veprimtarive të kalendarit për vitin 2021. Gjithsej janë zhvilluar 19 veprimtari. Mesatarisht janë realizuar pak më shumë se një veprimtari e gjysmë në muaj përgjatë vitit.

Nga veprimtaritë me pjesëmarrjen më të madhe veçojmë Majën e Gramozit zhvilluar në 3 tetor, ku nga shoqata jonë morën pjesë 16 anëtarë nga të cilët 14 prej tyre u ngjitën deri në majë. Gjithashtu në këtë aktivitet u bashkuan edhe ekipi i alpinistëve të Beratit. Nje pjesëmarrje prej 15 anëtarësh ka patur edhe veprimtaria në majën e Kallkanit dhe e Sanxhakut. Kjo ishtë një veprimtari jashtë kalendarit ku 13 prej pjesëmarrësve arritën deri në majë.

Një veprimtari e veçantë zhvilluar këtë vit ishte kalimi Nikç – Vuthaj. Kjo veprimtari u zhvillua në datat 25 – 27 qershor, tre ditë veprimtari organizuar me fjetje në tenda në alpe. Në këtë veprimtari u realizua me sukses ngjitja në tre maja, Maja e Madhe, Maja e Prozhnit si dhe Maja e Bojës. Pjesëmarrja ishte 10 anëtarë, 5 prej të cilëve arritën të ngjiteshin në të treja majat e programuara. Në kthim ekipi bëri një ndalesë në liqenet e Jezercës ku u zhyt në ujrat e akullt të tyre. Duhet theksuar që kjo veprimtari u krye edhe në kuadër të rekonicionit të këtij itinerari për tu zhvilluar në sezonin dimëror.

Mesatarisht numri i pjesëmarrësve në aktivitet ka qënë 9 anëtarë për çdo aktivitet. Muaji me më shumë aktivitete ka qënë muaji tetor, ku janë realizuar 4 aktivitete. Ndërsa në sezonin dimëror i cili përfundon në 21 mars ka patur vetëm një aktivitet në muajin janar në Malin me Gropa, ku morën pjesë 12 anëtarë. Muajt shkurt, mars dhe prill nuk u realizuan veprimtari nga shoqata për arsye se një pjesë e antarëve kanë qënë të sëmurë me COVID-19. Fatmirësisht ata tashmë e kanë rekuperuar shëndetin dhe në sezonin veror i cili zgjat nga 22 mars deri në 22 dhjetor ka patur një numër të shtuar të pjesëmarrësve dhe të aktiviteteve.

Anëtarët më aktiv të cilët kanë marrë pjesë në numrin më të lartë të aktiviteteve veçojmë Aleksandër Bojaxhi, Skerdian Tefa dhe Gjergj Bojaxhi.

Fotografia e parë që na erdhi në datën 1 Janar 2022 është kjo më poshtë që na e dërgoi Klevisa. Kjo foto ka dy element të rëndësishëm të natyrës sonë: lumin e Vjosës dhe majën e Papingut të malit të Nëmërçkës.

01 Vjose Papingj 01 22

Me këtë rast, nëse dëshironi që të jeni një zë në fushatën për lumin e Vjosës,,,,…..

Fotografia e dytë na erdhi nga Kozeta që familjarisht frekuentoi malin e Dajtit. Kroni, është djali që për 17 muajt e parë të jetës së tij e ka shijuar malin, si edhe borën, si rrallëkush, në mos askush, nga bashkëmoshatarët e tij që jetojnë në qytetet tona.

02 Kroni ne Dajt

Dita e 1 Janarit u mbyll me fotot që na sollën Gjergji, Eriku, Aleksandri (i Riu) dhe Ernesti. Pra, ky grup i vogël dhe i organizuar, anëtarë të SHBA Tirana realizuan ngjitjen e parë për vitin 2022, të njohur për anëtarët e shoqatës si ngjitja e “tretjes së gjelit”, në Majën e Dajtit (1612m). Ishte ky një udhëtrim rreth 7 km i gjatë që u arrit për 2 orë e 50 minuta, duke ngjitur një disnivel prej 1200 m. Besojmë se lexuesi do e vlerësojë mbresëlënëse foton që na tregon se si duket mali i Tomorit nga mali i Dajtit.

3-4

05 Dajt 01 22

Për arësye madhore u shty veprimtaria e planifikuar për datat 15 dhe 16 janar. Por anëtarët tanë e shfrytëzuan fundjavën për dalje në natyrë si nevojë për stërvitje. Kështu Leonidha me grupin na sollën foto që i bënë në rrugën për në fshatin Nikolica.

6-7

Një grup tjetër, Bledi, Beonardi, Altini dhe Eriku u ngjiten në majën Mëceku i Shën Mërisë (1.837 m) dhe na sollën foto prej të cilave zgjodhem tre si më poshtë.

8-9

10 Pamje nga maje Meceku i Shen Merise

Në datën 20 janar tek Tirana Internacional Hotel u organizua një Konferencë në të cilën ishin ftuar 26 persona të cilët janë të përfshirë në veprimtaritë malore që zhvillohen në natyrën malore të vendit tonë.  Konferenca nuk mundet të thuhet se ishte gjithë përfaqësuese sepse nuk kishte përfaqësues nga çdo rreth, nga çdo shoqatë sportive, apo edhe agjensi turistike. Më poshtë janë pamje nga kjo Konferencë:

11-12

13 Organograma FSHALTM

Në datën 21 u përgatit dhe ju shpërnda anëtarësisë materiali si më poshtë:

Opinion për Konferencën i përgatitur për anëtarët e SHBA Tirana

Dje në këtë kohë dola nga takimi për të cilin më erdhi ftesa ku thuhej se: “Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor në kuadër të reformimit organizon një Konferencë mbi Alpinizmin dhe Turizmin Malor. Jeni i ftuar të merrni pjesë në diskutimet sesi  mund të përmirësohet siguria, disiplina, etika si dhe aktivitetet që kryen në male e natyrë”.

Gjithnjë në Ë-A, mu dhanë edhe sqarime që, mbledhja do jetë me të gjithë aktorët e alpinizmit dhe turizmit malor dhe se “do paraqesim dhe një organigramë të re si dhe parashtrojmë dhe ndryshime të mundëshme statuore të Federatës”.

Kur u ula në vendin që më ishte caktuar pashë që kisha në tryezë, sikundër edhe gjithë të tjerët, mjetet për të mbajtur shënime si dhe organigramën.

Kjo Konferencë ja vlejti që u bë, dhe nuk do u shkruaj se çfarë u bë e sa u arrit. Ndoshta FSHALTM do na dërgojë një përmbledhje. Por po u shkruaj që tu vë në dijeni për dy gjëra që mua më tronditën, të cilat lehtaz i shpreha atje, por që ju duhet t’i dini meqë ndër anëtarët tanë shpesh ngrihet pyetja: “A është FSHALTM organizatë për ne?”

  1. Sipas organigramës Federata jonë (nëse vërtet do mbetet e jona) do mbështetet në katër kollona: 1. Komisioni i Kacavarjes, 2. Komisioni i Bjeshkatarisë, 3. Komisioni i Turizmit, 4. Komisioni teknik. PRA FSHALTM nuk ka kollonë të sportit të Alpinizmit.
  2. Të ftuar në Konferencë ishin 26 persona. Kur dikush pyeti se sa nga ne pjesmarrësit përfaqësojnë organizatë jo fitim prurëse, pasi e ngrita unë dorën u ngrit dhe një dorë e dytë. PRA FSHALTM qënka një organizatë biznesesh.

I cilësova vetëm këto dy pika të Konferencës me qëllimin e vetëm që tu vë në dijeni.

Aleksandër Bojaxhi; 21.01.2022

Në datën 23 u realizua ngjita në malin e Shpiragut (1.198 m). Ky mal ishte destinacioni i anëtarëve të shoqatës sonë këtë të dielë. Arsyeja: të mbajmë trupin në veprimtari fizike dhe të shmangim fjetjen jashtë në temperaturat mjaft të ulëta të këtyre ditëve e netëve në zona malore. I gjithë grupi që u nis nga fshati Sinjë arriti majën (1.198m) gjatë një marshimi me një disnivel prej 540 m, duke përshkuar rreth 7km vajtje-ardhje brenda 3 orëve.

14 mali Shpirag

Pamje e malit të Shpiragut nga rrethinat e qytertit të Beratit

15 Kreshta e Tomorit nga Shpiragu

Pamje e malit të Tomorit nga lartësitë e malit të Shpiragut

Ky mal, bashkë me atë të Tomorit, ka një legjendë si më poshtë:

Legjendë

Baba Tomori ka marrë për nuse të Bukurën e Dheut. Ajo e kalon ditën me të motrën, të Bukurën e Detit, por kur vjen mbrëmja, era, shërbyesja besnike e Baba Tomorit, e kthen prapë dhe ja shpie atij në mal. Mali Tomor ka poshtë qytetin e Beratit, të cilin plaku e ruan me zili si qytetin më të dashur. Matanë luginës është mali Shpirag, i çarë vija-vija, që i zbresin ujrat teposhtë me rrëmbim.

Një ditë kur Baba Tomori po kalonte kohën në shtrat me të Bukurën e Dheut, Shpiragu përfitoi nga rasti dhe zbriti dhe e pushtoi Beratin. Katër shqiponjat roje menjëherë e zgjuan Baba Tomorin nga ëndrra ku ishte kredhur. Kur i thanë se çfarë plane tinzare kishte bërë Shpiragu, Baba Tomori u ngrit nga shtrati. Kujdesin e parë e pati për të Bukurën e Dheut, prandaj i dha urdhër Erës së Lindjes ta kthente e ta shpinte te shtëpia e motrës së saj. Pastaj hipi në një mushkë dhe u nis për t’u përleshur me Shpiragun.

Me kosën e tij, Baba Tomori iu vërsul Shpiragut dhe i hapi shumë plagë, të cilat sot shihen në trajtën e vijave dhe brazdave që i zbresin Shpiragut teposhtë. Thuhet se një gjurmë e thundrës së mushkës së Baba Tomorit mund të shihet afër fshatit Sinjë. Shpiragu nga ana e tij, e goditi fort Tomorrin me topuz dhe i la shumë plagë malit të lartë, por u mund. Të dy gjigandët në fund e vranë njëri-tjetrin dhe vasha u mbyt në lot, nga të cilët u krijua lumi Osum.

Rrugës për në majë grupi kaloi pranë një monumenti kulturor të veçantë. Paksa mbi fshatin Sinjë, është Kisha e Shën Marisë e cila është kishë-shpellë e ndërtuar në shkëmb në shekullin XII-XIII.

16 Kisha e S Marise Sinje

Informacioni për kishën

17 pamje e kishes nga shtegu

Pamje e kishës në shpellë/guvë nga shtegu i marshimit për në majën e Shpiragut

18 gure mulliri

Gurë të mullirit të blojës në oborrin e kishës

19-20

Kujtim në majën e Shpiragut

Në datat 29 dhe 30 u organizua ngjitja në Majën e Livadhit, mbi fshatin Bogë, për anëtarët e saj dhe disa të ftuar kortezie nga agjensi turistike. Nata e ditës së shtunë, e cila u kaluan në Bujtinën Çesk Ulaj, miqësoi më tej pjesëmarrësit si dhe shërbeu për të plotësuar pajimet teknike që kërkonte ngjitja.

 

21

Nata  e të shtunës në Bujtinën Çesk Ulaj

Nisja e grupit u bë shumë herët. Patëm nderin që në nisje, deri në pikën ku filloi marshimi, grupi u shoqërua edhe nga udhërrëfyesi dhe njëherësh mësues në Bogë, Adrian Ulaj.

22

Foto 22 Alpinistët pozojnë në nisje

Itenerari i zgjedhur nuk ishte tradicionali dhe kjo bëri që për shkak të rrezikshmërisë së tij nëntë nga 15 alpinistë zgjodhën kthimin e sigurtë në faqen shkëmbore në lartësinë 1700m mbi nivelin e detit. Maja, e lartë 2.493 m u arrit nga gjashtë anëtarë pas 7 orë ngjitjeje në kushte ekstreme të temperaturës dhe borës së shkrifët, me 1500m disnivel.

 

23-24                 Në korridorin drejt faqes shkëmbore                                               Pranë majës

Ja si e përshkruan një nga pjesëmarrësit këtë ditë:

Një pjesë e grupit (fillimisht Engjell Bakiu, Derand Krasniqi dhe Alnderim Celohoxhaj) gjykuan si të arsyeshme të mos rrezikonin pasi nuk kanë përgatitjen e duhur teknike dhe psikologjike për këtë ngjitje specifike dhe nuk arriti të ngjitet mbi 1700 m për shkak të murit shkëmbor. Këta u kthyen të sigurt në pikën e nisjes. Disa anëtarë të tjerë të grupit tentuan të kalojnë faqen shkëmbore, por edhe atyre ju rezultoi e njëjta vështirësi dhe në total janë kthyer të sigurtë nëntë anëtarë.

25-26

Në majën e Livadhit

Ata më kurajozët dhe shumë të sigurt në ngjitje u shpërblyen me arritjen në majë dhe do kenë për një kohë të gjatë përjetimet e tyre në ngjitje – zbritje të itenerarit.

Shbat