Qershor 2022

001 Ol

Legjendë. Një herë e një kohë nuk kishte zotër (zota). Ekzistonin vetëm qielli dhe Toka. Këta ishin prindërit e parë dhe nga bashkimi i tyre lindën Titanët e mëdhenj (gjigandë). Për shumë vite Titanët sunduan botën. Por në fund zotat të cilët ishin fëmijët e Titanëve rebeluan dhe i përmbysën ata. Atëhere ishte Zeusi që u bë mbretëruesi kryesor i gjithësisë si dhe gruaja dhe motra e tij, Hera që u bë mbretëresha e qiellit.

Tashmë meqë ende nuk kishte njeri mbi tokë dhe as kafshë, zotat vendosën të bëjnë një lloj tjetër krijese. Njëri nga Titanët, Prometeu (ky emër ka kuptimin “Largpamës”, u zgjodh për këtë detyrë. Me të shpejtë ai u ul nga qielli në tokë. Ai mori argjilë dhe e gatoi me ujë, e punoi atë dhe i dha formë të ngjashme me zotat. Ai e bëri krijesën e tij që të qëndronte drejt, lart, sepse ai donte që njeriu të shikonte lart tek yjet dhe jo poshtë(sikundër kafshët). Pas kësaj Prometeu mendoi: “Çfarë dhuntishë duhet t’i japë kësaj krijese të duarve të mija që ta bëj superior ndaj krijesave të tjera?”

Për fat të keq vëllai i tij Epimetheus-i, që d.mth. “mendim i mëvonshëm”/”shqyrtim”, u kishte dhënë gjithë duntitë e mira kafshëve. Fortësinë dhe kurajon, shkathtësinë dhe shpejtësinë ai ja kishte shpërndarë kafshëve. Krahët, kthetrat, brirët, luspat, mbulesat guaskore gjithashtu atyre dhe asgjë nuk ishte lënë për njeriun……….

SHBAT në datën 3 qershor organizoi vajtjen në Greqi dhe ngjitjen në majën e legjendave, Olimpit, malit të Zeusit të antikitetit dhe Zotave që e rrethonin atë. Në këtë mal, kreshta e të cilit ndan Maqedoninë nga Thesalia, gjendet maja më e lartë e këtij shteti, Mytikas, 2917 m mbi nivelin e detit.

Pak histori: në 2 gusht të vitit 1913 u realizua ngjitja e parë e majës më të lartë të Olimpit. Zvicerianët Frederik Biossonnas dhe Daniel Baud-Bovy, të ndihmuar dhe të udhëhequr nga gjahtari i dhive të egra nga Litochoro Kristos Kakalos ishin të parët që arritën në pikën më të lartë, Mytikas. Deri në vitin 1976 Kakalos ishte udhërrëfyesi zyrtar për ngjitjen e Olimpit. Në vitin 1921 ai dhe Marcel Kurz arritën majën e dytë më të lartë të Olimpit, majën Stefani.

Maja e tretë më e lartë në malin e Olimpit quhet “Shën Andoni” që njihet të ketë qenë streha (vendqëndrimi) i Zeusit në antikitet, bazuar nga gjetjet arkeologjike të vitit 1961.

01-02

Ngjitja. Në datën 3grupi me 16 vetë arriti në Litochoro, prej ku u ngjit në Prionia, ku parkoi makinat dhe filloi marshimin për në bazën e nisjes së sulmit drejt majës.

03 Ol

Një kujtim për “gjilpërat”, apo  majat e mprehta

 

04 Ol

Një kujtim i familjes Fuqi: seriozi Sandër, i përkushtuari Leonidha dhe e lumturuara Bora!

Ngjitja u realizua të nesërmen, në datën 4 duke arritur jo vetëm majën Mytika

5-6

Mesimeri. Një grup anëtarësh, nga ata që nuk morën pjesë në veprimtarinë në Greqi, synuan dhe arritën majën e Mesimerit. Kjo majë nuk është e vështirë nga ana teknike për tu ngjitur dhe është një pikë e mrekullueshme nga e cila soditet edhe një pjesë e detit Jon edhe një pjesë e Lumit të Vlorës.

7-8

Musalla. Maja Musalla është pika më e lartë e Gadishullit të Ballkanit, 2.925 m mbi nivelin e detit. Në kuadrin e përvjetori të 23 të çlirimit të Kosovës, një grup alpinistësh nga qyteti i Gjilanit u ngjitën në majën Musalla. Këtij grupi ju bashkuan edhe dy anëtarë të shoqatës sonë, Luan Xhoxhi dhe Donald Therepeli.

9-10

Kjo ngjitje u realizua në kushte të një moti ekstrem me rreshje të shumta dhe mjegull. Pjesëmarrësit e arritën atë që synuan dhe meritojnë një “Bravooo” për vendosmërinë e tyre.

Atos. Mali Atos është mal i shenjtë jo vetëm për grekët orthodoksë, por edhe për orthodoksët e botës mbarë. Miqësia bëri që Gjergji vet i tretë të shkojë në këtë mal dhe të shohë mrekullitë e ndërtimeve me karakter fetar që kanë bërë njerëzit e atyre anëve ndër shekuj. Gjergji njëherësh u ngjit pozoi në majë të malit, por e veçanta ishte se ai për të arritur atje ishte në shoqërinë e 9 murgjëve.

11-12

Kallabaku. Kallabaku i Shistavecit ishte synimi i Altinit. Bukuritë e natyrës në atë mal në këtë fillim vere e përcjellin fotot që shkrehu Altini.

13-14

Kreshta Valbonë-Curraj. Kreshta në të djathtën ortografike të Luginës së Valbonës, segmenti Qafa e Brijasit – Qafa e Zhabores, ishte synimi i rradhës në mbyllje të veprimtarive për këtë muaj. Tetë anëtarë synuan kalimin nga njëra qafë në tjetrën si dhe ngjitjen e majës së Brijasit. Ervini dhe Xheni pësuan gjatë veprimtarisë dëmtime të theksuara muskulare. Eriku dhe Bledi M u qëndruan pranë dhe kur u pa që ulja e dyshes ishte e pamundur u thirr për ndihmë helikopteri i emergjencave civile që e zgjidhi situatën. Thirrja për ndihmë e helikopterit dhe angazhimi për të bërë evakuimin të realizueshëm, u ndihmua nga disa prej anëtarëve të shoqatës (me në krye Ismailin) dhe ky process ishte i papërshkrueshëm për kontributin real dhe empathinë ndaj të dëmtuarve që realizuan apo shprehën anëtarët e shoqatës. Një “Bravo” dhe një duartrokitje e zgjatur për ta!

15-16
17-18

290363923_579874403742685_5523943447094031382_n (1)

Shbat