Sëmundja e lartësisë

Lartësia, relievi dhe elementët e natyrës

Tek i ngjitemi malit në lartësinë 3. 000 metra a më shumë, vështirësitë e alpinistit në mal shtohen. Besoj se kushdo e di që sa më lart nga niveli i detit që të ngjitemi aq më i rrallë bëhet ajri. Në gjuhën e alpinistëve si me humor, por njëherësh duke mbartur një të vërtetë shencore, ajri në lartësitë e mëdha quhet “ajër i holluar”. Për pasojë edhe sasia e oksigjenit i cili është jetik për organizmin tonë, është e ulët dhe bëhet pengesë për arritjen e synimit: ngjitjes së majës. Më të frikëshme, ndoshta, janë sëmundjet e lartësisë të mushkërive dhe trurit, të cilat mund ta bëjnë frymëmarrjen të vështirë dhe të çojnë në marje mendsh, haluçilacione, çorroditje, rënie në koma dhe vdekje. Nëse të kapurit nga këto sëmundje nuk ulen shpejt poshtë, për ta nuk ka shpresa. Jo një herë barinjtë më kanë folur për njerëz të cilët “i zë mali”. Dhe kjo ndodh me njerëzit në lartësitë e maleve tona! Personalisht kam jetuar më vitin 1963 shqetësimet e njërit nga pjestarët e grupit tonë prej gjashtë alpinistësh pak para arritjes në majë të malit të Korabit. Shqetësimet që u shfaqën tek ai ishin dalja e gjakut nga hundët dhe ushtimi i veshëve. Ai u qetësua plotësisht kur ne u kthyem në bazë, në fshat, pas uljes nga maja.

Sot mjeksia ka arritur që plotësisht të njohë sëmundjen e lartësisë. Le të shtojmë dijet tona në këtë fushë nëpërmjet informasionit që vijon.
Çafrë konsiderohet lartësi, në kuptimin e shqetësimeve që mundet të na lindin? Si rregull lartësia ndahet në: E Lartë nëse jemi ndërmjet 2.400 deri 3.600 metra mbi nivelin e detit; Shumë e Lartë nëse jemi në lartësitë ndërmjet 3.600 deri 5.500 metra dhe Tepër e Lartë nëse jemi në mbi 5.500 metra lartësi mbi nivelin e detit. Nuk ka veçori të lidhura me moshën, gjininë apo gjendjes fizike e cila lidhet me prekëshmërinë ndaj sëmundjeve të lartësisë. Ka njerëz të cilët preken dhe ka të tjerë të cilët nuk i prek sëmundja e lartësisë, sikundër ka edhe njerës që janë më të prekëshëm e të tjerë më pak të prekëshëm prej saj. Ka njerëz të cilët ngjiten deri në 2.500 metra lartësi mbi nivelin e detit pa patur ndonjë ndikim të ndjeshëm në organizëm, ndërsa për të tjerë nuk ndodh kështu.

Cilët janë faktorët ët cilët shkaktojnë sëmundejjet e lartësisë?
Normalisht koncentrimi i oksigjenit në nivelin e detit është 21 përqint dhe shtypja atmosferike aty është 760 mmHg. Me rritjen e lartësisë, koncentrimi i oksigjenit në ajër mbetet i njejtë porse numuri i molekulave të oksigjenit për çdo frymëmarrje është/bëhet më i vogël. Kështu në lartësinë rreth 3.600 metra presioni atmosferik është rreth 485 mmHg, kështu që aty tani kemi rreth 40 përqint më pak molekula oksigjen për çdo frymëmarrje. Në mënyrë që organizmi të furnizohet normalisht me oksigjen, dendësia e frymëmarrjes (madje edhe në gjendje qetësie) duhet të rritet (dhe në fakt rritet). Kjo rritje në frekuencën e frymëmarrjes e rrit përmbajtjen e oksigjenit në gjak, por nuk mundet të rrisë koncentrimin e oksigjenit si në kushtet e nivelit të detit. Meqë sasia e oksigjenit të nevojshëm e kërkuar për aktivitetin e organzizmit është e njejtë, trupi duhet të përshtatet me këtë mungesë oksigjeni. Për më tepër, për arësye të cilat ende nuk kuptohen plotësisht, lartësia dhe shtypja atmosferike më e ulët shkaktojnë (krijojnë) lëngje që rrjedhinn nga kapilarët të cilat mundet të krijojnë tepri lëngjesh në mushkëri dhe në tru. Të qëndruarit në lartësi pa aklimatizimin e duhur mundet të çojnë në sëmundje serioze e madje në rrezikimin e jetës.

Aklimatizimi.
Arësya kryesore e sëmundjeve të lartësisë është të fituarit e shpejtë të lartësisë, më shpejt nga sa e kërkon organizmi i ngjitësit. Nëse ky aklimatizim kryhet ngadalë, me shpejtësinë të cilën e kërkon organizmi i personit, trupi mundet që të përshtatet ndaj rënies së sasisë së molekulave të oksigjenit që merr organizmi në një lartësi të caktuar. Ky proces njihet si aklimatizim dhe si rregull kërkon 1 deri 3 ditë për një lartësi ku ndodhet individi. Kështu nëse ju ngjiteni në lartësinë 3.000 metra dhe qëndroni 1 deri 3 ditë në atë lartësi, atëherë pritet që organizmi tuaj të aklimatizohet për atë lartësi. E tani nëse ngjteni në lartësine 3.500 metra ju duhet që përsëri të harxhoni kohën që u kërkon orgaznizmi për t’u aklimatizuar përsëri në këtë lartësi.
Kur ju ngjiteni në një lartësi të re, në organizmin tuaj ndodhin një sërë ndryshimesh të cilat e lejojnë/mundësojnë atë të veprojë me mangësinë në oksigjen. Kështu thellësia e frymëmarrjes rritet; presioni në arteriet e pulmoneve rritet; “detyrimi” i gjakut në pjesë të mushkërive të cilat janë normalisht të pa përdorura në procesin e frymëmarrjes në nivelin e detit; trupi prodhon më shumë ruaza të kuqe gjaku për të mbartur oksigjen; trupi prodhon më shumë enzina të veçanta të cilat ndihmojnë nxjerrjen e oksigjenit nga hemoglobina në qelizat trupore.

Ndalimi i sëmundjeve të lartësive
Kujdesi për ndalimin e sëmundjeve të lartësisë ndahet në dy kategori, aklimatizim i duhur dhe medikamentet parandaluese.
Aklimatizimi i duhur: mos shkoni në lartësi me avjon ose automjet. Filloni që në lartësinë 2.500 metra që të ngjiteni duke ecur. Tek ecni fitoni 300 metra lartësi për çdo ditë nëse në mbrëmje ktheheni dhe flini nga lartësia ku filluat ngjitjen në mëngjes. Nëse vëreni shënja të sëmundjeve të lartësive, mos u ngjisni më lart për aq ditë sa këto shënja të largohen plotësisht. Nëse shënjat mbeten ose vinë në rritje, mos e zgjasni: shkoni poshtë, mënjëherë sa më poshtë!
Mbani mend faktin që njerëz të ndryshëm aklimatizohen me shpejtësi të ndryshme.
Merrni sa më shumë lëngje. Aklimatizimi shpesh shoqërohet me humbje të lëngjeve të trupit, kështu që ju duhet të ruani lëgjet duke marrë mbi tre litra në ditë. Ndërkohë kini parasysh se urinimin duhet ta keni të bollshëm dhe të pastër (bardhë).
Merreni shtruar dhe mos e lodhni vehten kur sapo keni fituar lartësi. Ndërkohë një aktivitet i lehtë gjatë ditës është më i mirë se sa të fjeturit sepse gjatë gjumit frymëmarrja e frymënxjerrja ulen dhe kjo i nxit shënjat e sëmundjes së malit.
Shmanguni nga pirja e duhanit dhe alkolit. Po ashtu edhe medikamenteve të tjera depresuese, përfshirë ato që merren për gjumë
Merrni, hani, ushqime të pasura me karbohidrate tek jeni në lartësi (ja vlen që 70 përqint e ushqimit ë siguhohet nga karbohidratet).
Procesi i aklimatizimit pengohet nga humbja e lëngjeve të trupit, nga lodhja e tepërt, nga alkoholi, duhani si dhe medikamentet depresuese.

Medikamentet parandaluese
Diamox, të mundëson frymëmarrje më të shpeshta. Vlen të merret për natën.
Dexamethasone (një steroid) është një medicament i cili ndikon në mos ënjtjen e trurit.

Sëmundjet e forta të malit, apo AMS (Acute Mountain Sicness)
AMS është një sëmundje e zakonëshme e lartësive. Në lartësinë 3.000 metra 75 përqindt e njerëzve kanë të paktën simptoma të lehta. Të kapurit nga ams varet nga lartësia, shpejtësia e ngjitjes, dhe prirja vetanake. Ka njerëz të cilët përjetojnë ams të moderuar edhe gjatë procesit të aklimatizimit. Shënjat e saj fillojnë si rregull 12-24 orë pas arritjes në një lartësi dhe mundet të largohen në rreth tre ditë. Ams e moderuar ka këto shënja: dhimbje koke, marje mendësh, lodhje, mosngopje me frymë, humbje oreksi, të përzjerë, gjumë i shqetësuar dhe gjendje e përgjithëshme jo e mirë. Këto shënja janë më të theksuara gjatë natës për arësye të uljes së ritmit të frymëmarrjes. Gjendja e moderuar e ams nuk e shqetëson edhe aq aktivitetin ditor dhe si rregull këto shenja zhduken brënda 2-4 ditëve si rezultat i aklimatizimit të trupit. Për sa kohë që shënjat janë të moderuara, dhe janë veçse një bezdi, fitimi i lartësisë mundet të bëhet në mënyrë të moderuar. Ndërkohë që ngjitemi, është thelbësore t’i transmetoni këto shënja menjëherë tek të tjerët që udhëtojnë me ju. Ams konsiderohet që të jetë një problem neurologjik i shkaktuar nga ndryshimet në sistemin qëndror nervor. Është kryesisht një formë e moderuar, e zbutur, e asaj sëmundje që njihet me emrin HACE (High Altitude Celebral Edema).

Trajtimi bazik i AMS: të vetmet kurime janë: aklimatizimi ose ulja poshtë.

Shkalla e moderuar e AMS: Shkalla e moderuar e ams përfshin dhimbje të forta koke e cila nuk të liron pas marrjes së medikamenteve, ndjenja e neverisë dhe e të vjellit, dobësi dhe lodhje në rritje, mosngopje me frymë, dobësi në koordinim (ataxia). Aktiviteti normal bëhet i vështirë, ndonëse personi mundet të ecë vetë. Në mungesë të mjekut vetëm ulja poshtë është zgjidhja e situatës. Personi duhet të qëndrojë në lartësi më të ulta deri sa shënjat të largohen (si rregull deri më tre ditë). Kur personi qetësohet në lartësinë ku është ulur, kjo d.m.th. se ai/ ajo është riaklimatizuar aty dhe mundet të vazhdojë për më sipër. Nëse dyshohet për fazën e zhvillimit të sëmundjes, i dyshuari vihet të ekzekutojë ecjen në vijë të drejtë këmbë pas këmbe, ashtu sikundër bëhet me një të dehur kur duam t’i provojmë reagimin. Nëse alpinisti nuk është në gjendje të bëj një gjë të këtillë, ai/ajo duhet të ulet urgjentisht poshtë.

Shkalla e avancuar e AMS
Nëse shikoni prani të shtuar të simptomave të mësipërme si dhe mosngopje me frymë gjatë gjumit, paaftësi për të ecur, gjendje mendore të rënë dhe shtim të lëngjeve në mushkëri, alpinisti duhet ulur urgjentisht poshtë.

Dy forma të tjera të sëmundjes së lartësisë janë HACE (High Altitude Celebral Edema) dhe HAPE (High Altitude Pulmonary Edema). Kur ndodhin këto sëmundje kjo d.m.th se alpinisti po e fiton shpejt lartësinë, ose pasi e ka fituar lartësinë po qëndron për një kohë të gjatë atje.
HAPE është pasojë e grumbullimit të lëngjeve në mushkëri. Shënjat janë: mos ngopje me frymë, madje edhe në gjumë; shtrëngime në gjoks; lodhje e madhe; të ndjerët se po mbytesh gjatë gjumit të natës, dobësi; kollë e pandërprerë me sekrecione të bardha; çoroditje dhe sjellje jo llogjike.
HACE është rezultati i ënjtjes së qelizave trunore që shkaktohet nga rrjedhja e lëngjeve nga kapilarët. Shënjat janë: dhimbje koke, humbje e koordinimit, dobësi, dulje e nivelit të vetëdijes përfshirë çorjentimin, humbjen e kujtesës, sjellje jo normale, haliçulacione dhe rënie në gjendje koma. Si rregull ndodh kur alpinisti është për rreth një javë në lartësi të mëdha.
Të dy sëmundjet e fundit kërkojnë ulje sa më të shpejtë sa më poshtë dhe trajtim të specializuar mjeksor. Helikopterët nuk munden të ndihmojnë rastet urgjente në këto lartësi.
Sëmundjet e lartësisë bëjnë që ndodhitë në ato lartësi shpesh të debatohen dhe interpretohen në mënyra të ndryshme nga ngjitësit apo nga ata që mbijetojnë situata të vështira. Shpesh ata nuk janë të sigurtë rreth të gjitha fakteve. Kjo ngaqë në lartësi të mëdha të menduarit bëhet i vështirë dhe të kujtuarit më vonë se çfarë ndodhi është edhe më i vështirë.

Nuk janë vetëm sëmundjet e lartësisë me të cilat ballafaqohen alpinistët sidomos kur bëhet fjalë për lartësitë e Himalajave. Atje erërat fryjnë me shpejtësi mbi 300 km/h dhe jo rrallë në mënyrë krejt të papritur; temperaturat ulen deri në minus 35 gradë celcius. Ortekët që shpesh janë fare të paparashikuar u marin jetën jo vetëm personave por edhe grupeve apo ekspeditave të tëra.
Kudo ku ka akullnaja ka edhe çarje të madhësive të ndryshme të tyre, të quajtura krevasa si dhe blloqe të madhësive të ndryshme deri gjigande prej akulli të quajtura seraka të cilat bëhen e çbëhen nën ndikimin e rezatimit djellor. Krevasat shpesh janë të mbuluara nga bora. Kur bora është e ngrirë mirë ajo shërben si urë (urë bore) për t’i kaluar ato. Por shpesh bora i fsheh krevasat kurse urat e borës janë mashtruese dhe sejcili rast bëhet kurth për të rënë alpinisti në to. Serakat nën nxehtësinë e përcjellë nga rezatimi djellor shpesh shemben dhe janë rezik për jetën e alpinistit. Kështu elementët e natyrës dhe forma të veçanta të relievit në mal janë shpesh jashtë kontrollit të alpinistëve duke e bërë bazën e sigurisë së jetës tejet të ngushtë mbasi mali mund tu kthehet ngjitësve me egërsi të papritura e të pa harrueshme.

Shbat