Malet më të larta të Shqipërisë

Tabela e maposhtëme na njeh me malet më të larta të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë vlera alpinistike dhe argëtuese:

Emërtimi i majës Zona ku bën pjesë Lartësia në metra
Korabi Vargu lindor 2751
Jezera Bjeshkët e Namuna 2694
Popllukës Bjeshkët e Namuna 2569
Radohina Bjeshkët e Namuna 2569
Gryka e Hapët Bjeshkët e Namuna 2525
Hekurave Bjeshkët e Namuna 2561
Gavnit Bjeshkët e Namuna 2530
Kollatës Bjeshkët e Namuna 2555
Madhe (Shnik) Bjeshkët e Namuna 2554
Gramozi Vargu Lindor 2523
Brijasit Bjeshkët e Namuna 2567
Vishensit Bjeshkët e Namuna 2517
Gjalica Vargu Lindor 2486
Papingut Nëmërçkë 2485
Qetat e Arushës Bjeshkët e Namuna 2423
Lakojve Bjeshkët e Namuna 2499
Tomorit Tomor 2416
Boshit Bjeshkët e Namuna 2416
Qukapecit Krahina Malore Qëndrore 2417
Shkëlzenit Bjeshkët e Namuna 2407
Kulmakut Tomor 2396
Koritniku Vargu Lindor 2395
Ostrovicës Ostrovicë 2383
Guri i Topit Vargu Qëndror 2380
Velivarit Vargu Lindor 2375
Valmarës Vargu Qëndror 2373
Kakisë Bjeshkët e Namuna 2360
Faqekuqi Ostrovicë 2352
Lunxhërisë Lunxhëri 2160
Çikës Bregu i Detit 2045

 

Ka edhe maja të tjera të larta në teritorin shqiptar, e sidomos në Bjeshkët e Namuna, të emërtuara ose jo të emërtuara, të cilat janë në lartësitë 2000 – 2500 metra mbi nivelin e detit që kanë vlera alpinistike.

Blloku malor me vlerat më të mëdha alpinistike të Shqipërisë janë Bjeshkët e Namuna, të quajtura edhe Alpet e Shqipërisë. Ky bllok malor, nga ana gjeografike, shtrihet përtej kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë: ai përfshin edhe ca nga teritori i Republikës së Kosovës, si dhe nga ai i Republikës së Malit të Zi.

Jo çdo bllok malor emërtohet alpe (në gjuhët e vjetra al ka kuptimin e diçkaje të lartë ose që është lart): fjala alpe në një farë mënyre është një “titull” i veçantë, që i jepet një blloku malor. Sikundër e dimë, relievi i Shqipërsë mbulohet nga male të shumta. Të grupuara ato emërtohen Vargu Lindor, Krahina Malore Qëndrore, etj., por vetëm blloku malor në veri të vendit, Bjeshkët e Namuna, emërtohet, apo njihet me emrin Alpet e Shqipërisë. Dhe kjo, sepse ky bllok malor ka karakteristika të alpeve: kreshta malore që formojnë lugina të thella e të bukura të përshkruara nga lumej me ujë të kthjellët, pyje që veshin faqet e luginave; mbi pyje kullota të pasura, e mbi to majat e maleve, ku bimësia vjen e bie me rritjen e lartësisë, kurse borërat shekullore bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e relievit ma të sipërm të malit.

Një shënim i veçantë (pa pretendimet e një gjuhëtari):

Në latinisht: Nĕmus = korie (pyll i vogël me drurë jo shumë të lartë), prozhëm (prozh-i = vath/ë-a); [Autorë Henrik Lacaj dhe Filip Fishta, Fjalor Latinisht-Shqip, Botimet Saraçi, Tiranë 2004]

Në shqip [Me autor Mehmet Elezi, Fjalor i Gjuhës Shqipe, Enti Botues Gjergj Fishta, 2006] Prozhm/e-ja = rrathim-i (shiko edhe argaç = vend i gardhuar; torishtë, vathë me gur, ferra e degë për dhen në bjeshkë; mbajs), rrethim me megja – kufinj që ndajnë arat a kullotat, pyll.

Rrathim-i = tokë arë ose kullotë rrethuar me mur të thatë, diku me ferra, etj.; rrathinë, rrethe, rrethinë; shih edhe argaç, prozhme, rrethogë [= livadh i rrethuar me mur që të kullosë gjëja, etj.] (Malësi e Madhe).

Tek i shikoj këto kuptime/spjegime fjalësh më bie ndërmend se kur ende nuk kish përfunduar procesi i krijimit të kooperativave bujqësore (v. 1966) dhe në Bjeshkët e Namuna kishte ende mjaft bagëti që shtegtonte në stinën e verës, ishin të mëdha në numur rrethimet me mur guri në të thatë, si dhe mure të gjata ndarëse të kullotave. Më i paparë ishte një dy-murësh me hapsirë 3-4 metra, i cili dallohet edhe sot, që fillonte diku tek liqeni pasi kalon Qafë Pejën e deri në Runicë. Dhe sigurisht që më shkon mendja që emërtesa e atyre bjeshkëve të ketë patur si cilësor fjalën latine nemus që është tjetërsuar në gegërisht në formën namun. Ma përforcon këtë mendim (besoj se edhe ndonjë tjetri) edhe një mal i famshëm për kullota në jug, mali i Nëmërçkës ku e njëjta fjalë latine ka marë formën e toskërishtes nëm (dhe me prapashtesën përkatëse).