Gjarpëri

Informacioni i mëposhtëm është për gjarpërinjtë në gadishullin e Ballkanit dhe u siguron ndihmën e parë në rast të një kafshimi nga gjarpëri.

A. Gjarpërinjtë helmues të Ballkanit

1. Gjarpëri hundëgjatë, vipera ammodytes
2. Gjarpëri Evropian, vipera berus
3. Gjarpëri Orsini, vipera ursinii.

Sa më sipër janë të vetmit gjarpërinj helmues në Ballakan.
Vdekjet nga kafshimet (pickimet) e gjarpërinjve të Ballkanit janë të rralla, kjo veçanërisht nëse trajtimi i duhur mjeksor jepet menjëherë.
Këta gjarpërinj mundet të gjinden deri në lartësinë 1800 metra.
Këta gjarpërinj mundet të jenë agresivë nëse ngacmohen.

B. Mënyrat e shmangjes së kafshimit nga gjarpëri

Nëse ndiqni rregullat si më poshtë, atëherë do të thjeshtohet mundësia e kafshimeve nga gjarpëri.

1. Shmangju cilitdo gjarpër. Më e shumta e gjarpërinjve janë më shumë të trembur nga njerëzit (se sa njërzit nga gjarpërinjtë) dhe kjo bën që kur të vijë rasti, ata do i largohen menjëherë dikuj që afrohet.
2. Shmangju ecjes në mugëtirë (muzg), gjatë natës dhe menjëherë pas lindjes së diellit.
3. Shmangju strofkave të gjarpërinjve. Mos i fut duart në vende të errta, si plasa shkëmbi, shkurre të dendura apo zgavra, pa i hetuar ato së pari.
4. Mos fli në truall/tokë apo pranë një shkurreje, gurë të mëdhenj, apo pemëve. Këto janë vende ku fshihen gjarpërinjtë.
5. Mos fli mbi pemë të rëna. Hipi pemës sipër dhe shiko me kujdes se mos ka ndonjë gjarpër nën të.
6. Mos ec përmes shkurreve të dendura apo barit të lartë pa parë poshtë. Shiko se ku i hedh këmbët.
7. Mos u ul në vende me mundësi gjarpërinjshë pa parë fillimisht rreth e rrotull.
8. Mos mbaj në dorë një gjarpër të sapo vrarë; gjithmonë përdor një shkop për lëvizjen e tyre. Sistemi nervor i gjarpërit mundet të jetë ende veprues dhe një gjarpër i vrarë mundet të japë një të kafshuar.
9. Mos e kap një gjarpër pa arësye apo pa njohuri të plotë se ai nuk është helmues.

C. Në raststin e një kafshimi helmues

Siguroju se gjarpëri kafshues është jashtë mundësisë për një kafshim tjetër. Nëse është e mundëshme sille gjarpërin e ngordhur bashkë me viktimën në spital. Kjo mundet të ndihmojë në përcaktimin e helmit të gjarpërit dhe kështu ndihmon në trajtimin e pacientit.

Ç. Ndihma e parë që i jepet viktimës

1. Dërgoje viktimën në spital sa më shpejt që të jetë e mundur.
2. Mbaje viktimën të qetë e të pa shqetësuar.
3. Shtrije viktimën në vend dhe shmang lëvizjet e panevojshme. Ka rëndësi që pacienti të mbetet në prehje dhe ngrohtë.
4. Shqyrto vendin e kafshimit. Prezenca e një ose dy shenjave si të një goditje me piru, pohojnë mundësinë e kafshimit nga gjarpëri.
5. Menjëherë ngujo/blloko vendin e kafshuar në një pozicion nën nivlelin e zemrës.
6. Largo ndonjë arturinë që është e shtrënguar (rreth, ora, etj.) si dhe veshje (përfshirë këpucët).
7. Menjëherë mbështill një bandazh shtrëngues puthitëshëm përreth vendit të kafshimit, në një vend pranë kafshimit në anën midis kafshimit e zemrës. Shtrëngimi i bandazhit duhet të jetë aq i i fortë sa në rastin e një gjuri të ndrydhur, por jo aq i shtrënguar sa të pengojë qarkullimin e gjakut. Ngujoje/bllokoje gjymturën/vendin e dëmtuar me një gështallë.
8. Mos e lëviz bandashin shtrëngues ose gështallën deri sa viktima të arrijë spitalin.
9. Mos e pre vendin e kafshimit.
10. Mos vendos akull në vendin e kafshimit.
11. Dhimbja ose fryerja në vendin e kafshimit që zhvillohen brënda një ore janë tregues të besueshëm të një kafshimi nga gjarpër helmues.