11 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Malit

logo1
Dita Ndërkombëtare e Malit është një mundësi për të ndjesuar dhe edukuar në shoqëri kujdesin rreth rëndësisë së maleve në jetë, për të ndriçuar mundësitë dhe pengesat në zhvillimet ekonomike, e më gjërë, në zonat malore dhe për të ndërtuar partneritet i cili do të sjellë ndryshime pozitive në malet dhe rafshnaltat e globit tonë.

Ishte Organizata e Kombeve të Bashkuara ajo që caktoi 11 Dhjetorin, që nga viti 2003 e këndej, si “Dita Ndërkombëtare e Malit.” Ky vendim rezultoi nga suksesi i Vitit Ndërkombëtar të Maleve i organizuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 2002, i cili rriti kujdesin global lidhur me rëndësinë e maleve, stimuloi krijimin e komiteteve kombëtare në 78 shtete dhe forcoi aleancat mes tyre nëpërmjet nxitjes e krijimit të Partneritet Ndërkombëtar për zhvillim të Qënësishëm në Rajonet Malore, i njohur ky si Partneriteti Malor. FAO ishte caktuar agjensi koordinuese dhe udhëheqëse për Vitin Ndërkombëtar të Malit dhe ka mandatin për të udhëhequr për çdo vit përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare të Malit.
Në botë rreth një e katërta e reliefit është e mbuluar nga malet dhe në to jeton rreth 10 përqint e popullatës. Në Republikën e Shqipërisë dy të tretat e teritorit janë të mbuluara nga malet dhe disa komuna shtrihen tërësisht në terren malor. Në to popullata siguron burimet e jetesës për vehten si dhe kontribon në ekonominë kombëtare me ato burime natyrore që janë të tepërta për to.
11 Dhjetori është dita që të kujtojmë së bashku që jo vetëm pemët, uji, mineralet, e të tjera lëndë e gjallesa të prekëshme janë burime jetese për banorët e vendeve malore të vendit tonë. Sot edhe soditja e tyre është vlerë e jetës sonë sepse për shumë njerëz, turistë e dashamirës të natyrës dhe argëtues në natyrë, kalimi i kohës së lirë në mënyrë aktive në gjirin e saj është burim frymëzimi, është çlodhje fizike dhe kënaqësi emocionale, është mundësi për të ripërtërirë forcat fizike e mendore për punë e jetë të shëndetëshme. Duke patur parasysh këtë fakt është me vlerë të kujtojmë se çdo argëtues në natyrë duhet të ketë për çdo çast parasysh mënyrën se si sillet ndaj saj si dhe të kujdeset se si ta mbrojë atë.
Për çdo vit Dita Ndërkombëtare e Malit përkujtohet me një temë të caktuar. Institucione të ndryshme trajtojnë këtë temë nga njëri vit në tjetrin sipas temës së vitit, kurse argëtuesit e përkujtojmë këtë ditë gjithnjë si dashamirës të natyrës, pra e përkujtojmë atë kryesisht në temën e turizmit. Turizmi, industria ma e madhe botërore, është kthyer në një burim parësor të ardhurash për shumë vende malore. Ai sjell para të thata në afate kohore të shkurtëra duke ndihmuar ndjeshëm banorët e vendeve malore, të cilët mesatarsisht, si në mbarë botën edhe në vendin tonë, kanë të ardhura të ulta. Dhe të mos harrojmë se në afate të largëta, një turizëm i pa kontrolluar, mundet të shkaktojë dëme të pariparueshme ndaj mjedisit. Le të jemi përkrahës të një turizmi të kontrolluar në natyrë!
Le t’i organizojmë argëtimet tona në natyrë duke lënë një ndikim negativ të pandjeshëm në mjediset dhe në kulturën lokale, kudo ku shkojmë!
Malet janë arenat më madhështore të argëtimeve në natyrë. Skiimi, ngjitjet e majave të maleve, kacavarja në faqe shkëmbore, maratonat malore, etj., mundësojnë forma nga më të ndryshme të turizmit malor.
Nëse malet mbikqyren dhe shfrytëzohen me kriter, turizmi malor mund të ketë një rol të shquar në vënien në dukje dhe mbrojtjen e kulturës tradicionale si dhe krijimin e nxitësve për mbrojtjen e ekosistemeve, prodhimeve si dhe shërbimeve që ofron popullata që jeton në to. Dita Ndërkombëtare e Malit 2016 rekomandohet nga OKB të sigurojë një mundësi për të ndriçuar llojshmëritë dhe pasuritë e kulturave të komuniteteve malore, të përkrahë e mbështesë shumëllojshmërinë e idenditeteve malore dhe të sigurojë që të drejtat e banorëve vendas të merren parasysh dhe jetesa e prodhimtaria artizanale të vazhdrojnë.
Ndërkohë që Kultura Malore është tema e caktuar nga OKB për vitin 2016, ajo sygjeron që shtetet, komunitetet dhe organizatat janë të mirëpritura të festojnë Ditën Ndërkombëtare të Malit nëpërmjet zgjedhjes së një teme tjetër e cila mund të jetë më e përshtatëshme për to.
Dhe sigurisht që për vendin tonë Dita Ndërkombëtare e Malit duhet të jetë një ditë përpjekjesh të mënçura për të mbrojtur malet dhe natyrën malore, për të shtrënguar pushtetarët dhe ligjvënësit që të mbrohen parqet kombëtare, zonat e mbrojtura, ekosistemet në natyrë. Qeveria nuk lëviz për sa kohë ne nuk e shtyjmë! Nuk mund të ketë jetë normale për malsorët nëse nuk mbrohen malet dhe natyra malore! Nuk mund të ketë turizëm sot e në perspektivë nëse nuk mbrohen për çdo ditë malet dhe natyra malore!
Letë të jetë 11 Djetori dita kur shoqatat sportive të sporteve malore, axhensitë turistike që u ofrojnë argëtime në male klientëve në paketat e tyre turistike, si dhe qytetarët e vendit tonë, si një ditë ku të reflektohet për Sa bëj? dhe Si bëj? që të mbrohen malet dhe natyra malore!
Letë të jetë 11 Djetori dita kur kompanitë e ndryshme të këtij vendi t’i hedhin sytë nga malet dhe të ndërtojnë partneritet me malsorët për të ngritur biznese që i shërbejnë komunitetit malor, shoqërisë dhe atdheut, pa dëmtuar natyrën dhe duke ruajtur ekosistemet!
shbat