Janar 2021

Natën e ndërimit të viteve rreshjet e shumta në mbarë vendin tonë i dhanë zonave malore borë të madhe dhe dita e parë e vitit të ri na dhuroi foto të bukura.

Keli nga Valbona na solli foton e malit të Jezerës, Rifati nga Lëpusha na solli foton aty, Leonidha me shokë na solli foton nga zona e Vithkuqit, kurse Aleksandri nuk harroi të fiksonte një foto të malit të Dajtit me kreshtë të zbardhur.

1-2

Jezera djathtas malit të Rrogamit                                                          Pamje nga Lëpusha

3-4

Një foto pranë fshatit Vithkuq                                              Kreshta e Dajtit

Me të hyrë Viti i Ri, nën slloganin “Të tresim Gjelin e Detit” disa nga anëtarët e shoqatës ndërmorën lehtiza në vende të ndryshme, në varësi të faktit se ku u kalua nata e ndërrimit të viteve. Disa nga bukuritë e natyrës që ata përjetuan na i përcollën me fotografitë e mëposhtme.

5-6

Loreni dhe Gjergji në malin e Dajtit                                                                 Asimi po ashtu në Dajt

7-8-9

Leonidha, Nebiu dhe Tomori në synimin e tyre që ti afroheshin sa më shumë malit të Ostrovicës

Në datën 10 pati përsëri nisma personale për dalje në natyrë. Fotot në vijim janë pamje nga mali i Dajtit, nga Gryka e Rugovës dhe nga Prevalli i Prizrenit. Janë kortezi e përcjellë për ne nga Ismaili, Pëllumbi dhe Enveri.

10-11

12-13

Ditën e djelë në datën 17 u synua dhe u ngjit në Malin me Gropa maja më e lartë e tij, Maja e Mëcekut të Shën Mërise, 1827 m.

Fotot ilustrojnë  këtë veprimtari.

14-15

16-17

shbat