Prill 2021

Pandemia na ka “shkoqur”. Flori dhe Detjoni shpallen “kampionë” për daljet në natyrë për këtë muaj.

Urojmë që muaji pasardhës të “thyejë” frymën pandemike dhe të na mbledhë sa më shumë anëtarë në veprimtari të përbashkëta.

Sa më poshtë janë disa nga veprimtaritë që kanë organizuar në natyrë shokët dhe shoqet e shoqatës, të cilat ilustrohen edhe me fotografi.

4 prill. Organizohet vajtja në Grykën e Skuronës. Fotot u siguruan nga Bledi dhe Asimi.

1-2

3

5 prill. Maja e Pleshovicës, /Kunjovës 1730, nga Bolena. Fotot nga Detjoni dhe Flori

4-5

6 prill. U nda nga jeta Ismail Beka, eksperti i njohur për zhvillimin e zonave të thella malore, mbështetur nga Fondacioni Gjerman GIZ, si dhe promovuesi i turizmit malor. I lindur në Derje të Malësisë së Shëngjergjit, ai u bë një profesionist i vyer i zhvillimit të zonave të thella malore.

6-7 (1)

Ishte një familjar model, si dhe modest dhe i përkushtuar për punët që kryente.

Alpinistët kryeqytetas e njohën kur ai punonte në Korporatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar që kohët e fundit njihej në vendin tonë me akronimin GIZ.

Punoi për zonat më të thella malore, aty ku jeta ishte ndalur (në vitin 2005 në fshatin Theth dimrin e kaluan 5 familje, kurse në stinën e ngrohtë të këtij viti u bënë 15 familje). Thethi u bë modeli i parë i rikthimit të jetës në fshatrat e thella malore. Ismaili ishte personi që udhëhoqi projektin e kësaj ripërtëritje të jetës në Theth.

08

Vitet kaluan dhe e ardhmja e fshatrave për të cilat punoi Ismaili ynë depërtoi edhe në Valbonë, Dibër, Kukës, etj. Ai la gjurmën e punës së tij që do kujtohet ndër breza.

Vitin që lamë pas Ismail Beka mbushi 65 vjet dhe doli në pension.

I paharruar qoftë kujtimi i tij! SHBAT

10 prill. Kozeta na sjell një foto të ngrohtë mamaje me Kronin e saj nga lartësitë e malit Veleçik.

09 (1)

Floriani e Detjoni na sollën foto nga maja e Spilesë (2.155 m), maja më e lartë e Lunxhërisë në në vargmalin Shëndëlli-Lunxhëri-Bureto.

10-11

11 prill. Prisnim foto nga Ervini, Loreni, etj, dhe na solli foto Flavia Kënga e cila morri pjesë në ngjitjen e majës Valamare që u organizua nga FSHALTM

12-13

18 prill. Një grup anëtarësh organizuan vajtjen në Kështjellën e Persqopit si dhe në fortesën e Petrelës.

14-15

16 (1)

24 prill. Florian Sini dhe Detjon Skëndaj u ngjitën në majën e Madhe (2.011 m) nga fshati Ducaj.

17-18

Shbat