Dhjetor 2022

Në datën 3 një dritare me mot të mirë bëri që të lindë nisma për ngjitje në majën e Golikut, 1.722 m e lartë, në luginën e Lumit të Vlorës. Elidiana, Skerdi P, Detjoni dhe Flori u nisën herët nga Tirana dhe realizuan me sukses synimin e tyre.

1-2

3-4

Në datën 8 disa nga anëtarët e shoqatës u mblodhën tek Kafe-Bar Sofia (tashmë me emërtesen e re: Vila Sofia Hotel) për tu shoqëruar për 1-2 orë. Në këtë takim patëm nderin të na bashkohen edhe z Artur Guni, President i FSHALTM, si dhe z. Elion Çikopano, sekretar i FSHALTM.

5-6

7-8

Në datën 13, tek Bar-Kafe GRAAL u organizua një takim i zgjeruar i Komisionit Teknik. Në këtë takim u diskutua dhe u vendos/përpilua varianti përfundimtar i kalendarit për veprimtaritë e mundëshme të kësaj shoqate gjatë vitit 2023.

09

Në datën 18 dhjetor një treshe u ngjit në malin e Dajtit dhe për këtë veprimtari fotografitë na i përcolli Bleona Silaj

10-11

Veprimtaria e fundit për këtë vit u organizua përsëri me ngjitje në malin e Dajtit në datën 26 nga treshja më e dashuruar pas këtij mali: Endri Malo, Bledi Preza dhe Erik Roshi

12-13

Paçim vitin 2023 një vit plot shëndet, të gëzuar dhe me suksese në jetë!

Shbat