Shkurt 2023

Në datën 05 shkurt Armand Bakalli, Dionis Biça, Leonidha Fuqi, Detjon Skëndaj, Ali Qerfosi dhe Florjan Sini (komandant) të nisur herët në mëngjes parkuan me kohë në fshatin Libohovë. Synimi i tyre ishte ngjitje në majat e malit të Buretos, me majën më të lartë 1.730 m. Itenerari, i marë për të dy majat vajtje-ardhje, ishte 12.7 km dhe u mbulua për 6 orë dhe 20 min. Disniveli total rezultoi 1.500 m.

1-2

03 Bureto

Në datat 11 dhe 12 shkurt Florjani, Ensuidi, Augusto dhe Skerdi nën komandën e Detjonit realizuan ngjitjen në majën e Livadhit.
Ekipi në orën 05:00 u largua nga resorti Ulaj dhe pasi parkoi pranë Fush Okolit nisi marshimin. Të gjithë anëtarët e ekipit arritën majën në orën 11:10.

4-5

6-7

Në mënyrë që ky itenerar të mbetet i regjistruar në rekordet tona po japim përshkrimin e hyrjes në të.
Maja e Livadhit-2.493 m
Pasi lëmë pas qendrën e Bogës, në pjesën e sipërme të lagjes Okol, na shfaqet gjatë rrugës automobilistike shënja orientuese për kompleksin e vilave alpine si në foto.

M L 1
Nga kjo pikë, para nesh shohim një kthesë (e zakonshme në këtë rrugë malore) që kur arrijmë tek ajo, vërejmë që në krah të majtë të rrugës është një shpatull parkimi.

M L 2
Kjo shpatull ka vend të mjaftueshëm për të parkuar aty tre makina. Dhe ja vlen të parkoni aty. Pasi merrni pajimet dhe gjithshka tjetër që ju duhet për të ngjitur Majën e Livadhit, kaloni më lart ose më poshtë këtij vend parkimi dhe duke i kthyer shpinën makinave të parkuara filloni ngjitjen drejt lugut që shikoni në foto.

M L 3
Ky lug është drejtimi fillestar që duhet të merrni për të arritur në Majën e Livadhit.
Shbat