Prill 2023

08 prill
U mblodh Kryesia e Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi i Mandateve të përfaqsimit
2. Zgjedhjet e Organeve Drejtuese
3. Pranimet e reja
4. Miratimi i ndryshimeve në Statut
Kjo mbledhje u diktua, mbi të gjitha, ngaqë vendimet e marra më parë nuk u pranuan nga Gjykata e
Rrethit Gjyqësor në Tiranë. Arsyeja? Mbledhja duhej bërë në prani të një avokati. Në këtë takim mori
pjesë edhe avokati. Përfaqësuese e shoqatës sonë në këtë takim ishte Dorina Mosku.

29 prill

01

Në Sallën Balsha të Hotel Tirana Internacional u organizua përurimi i botimit “Unë dhe Alpet” me autor
Ndoc Mulaj, i cili u nda nga jeta më 30 dhjetor 2021 nga një aksident në malin Tërbun të Pukës.

02

Vajza e autorit, Dea Ndoc Mulaj

Autor i këtij botimi ishte vetë i ndjeri. Në botim janë përfshirë shkrime të autorit në të gjallë të tij.
Botimi u përurua në 55 vjetorin e ditëlindjes së të ndjerit.
Ishte mbresëlënës numri i konsiderueshëm i pjesëmarrësve: familjarë, të afërm, miq dhe shokë. Folësit,
intelektuarë të shquar kryesisht me origjinë nga zona Nikaj Mërtur, folën mes emocionesh të thella për
vlerat e tij si prind si dhe të mikut të tyre.

3-4

E cilësuan si biznesmen i llojit “Sipërmarrës Social” sepse ndikoi me fjalën dhe veprën e tij që bukuritë
natyrore të krahinës t’i kthente në elemente biznesi për banorët dhe aspak për veten e tij.
E cilësuan si “Njeri i Fjalës dhe i Veprimit” sepse ai ndikoi si askush tjetër që vlerat turistike të zonës të
dalin përtej kufijve dhe të bëjnë Nikaj Mërturin të njohur si një nga perlat e Alpeve Shqiptare përtej
kufijve të vendit tonë.
E vlerësuan si njeriun i cili si askush tjetër propagandoi traditat, doket, etnografinë, kulturën, kulinarinë e
zonës. Ai e bëri natyrën pjesë të identitetit të tij si dhe ndikoi që edhe Nikaj Mërturasit, bashkëfshatarë të tij,
“Ta bëjnë natyrën e Nikaj Mërturit pjesë të identitetit të tyre”.
Folës të shumtë në këtë takim si Zef Gjetja (njëherësh organizator, bashkë me familjarët, i veprimtarisë),
Imzot Dom Gjergji dhe shumë të tjerë, me emocione të thella e bënë këtë takim një vlerë të shtuar në
jetën e Ndoc Mulajt që, besoj shumë, një ditë do gjejë formë që ai të jetë një SIMBOL njerëzor i kohëve
tona të Krahinës Nikaj Mërtur. Amen!

05
Nga, Aleksandër Bojaxhi

30 prill
Pas një muaji me fundjavë të njëpasnjëshme me mot të paqëndrueshëm dita e fundit e prillit ishte
plotësisht me ne!

6-7
Soditëm fillimisht rrënojat e qytetit antik Albanopolis, që e gjetëm të zhytur në një gjelbërim vezullues
dhe shlodhës të pranverës.
Më pas u ngjitëm në Qafë Shtamë ku për mjaft kilometra udhëtohet në një pyll të dendur natyror.

8-9

Ngjitja e një pjese të grupit në majën e malit Skëndërbe (1.724 m), si dhe shëtitjet e pjesës tjetër të grupit
në pyllin plot pisha, u mbyllën me kohën e bukur të kaluar në Restorantin Sajmiri ku ushqimi i zonës
është i vetmi i mundshëm që mund të të shërbehet.