Mbi 2500

Sot të synuarit për tu ngjitur në male është bërë shtysë e kohës. Të shkosh në male të larta si dhe në thellësitë dhe madhështitë e zonave të largëta nga qyterërimi është një pushim mendor dhe riaftësim fizik e intelektual i vlefshëm. Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana ndërmerr lëvizjen Mbi 2500 pikërisht që të nxisë sa më shumë anëtarë të saj për një mundësi të tillë.
Lëvizja Mbi 2500 i krijon anëtarëve të shoqatës mundësinë që të njihen dhe të synojnë që të ngjisin të gjitha majat e maleve të Shqipërisë mbi të cilat soditet natyra nga lartësia mbi 2500 metra nga niveli i detit.

Lëvizja Mbi 2500 është një mundësi e mirë për këdo që të pushojë në natyrë, të sodisë nga lartësitë, të sfidojë veten duke u përballur me vështirësi të moderuara fizike dhe emocionale, të njohë natyrën dhe Shqipërinë malore dhe të gjitha këto të veshura me mardhënie socilale e komunikuime që më mirë se mjediset natyrore nuk mundet t’i ngrohë asgjë tjetër më bukur.

Lëvizja Mbi 2500 është e mundëshme nga kushdo sepse mund të realizohet si në sezonin veror (22 Mars – 21 Dhjetor) ashtu edhe në sezonin dimëror (22 Dhjetor – 21 Mars). Kjo bën që lëvizja Mbi 2500 të mos jetë e mundëshme vetëm për alpinistët elitarë të shoqatës, por për këdo nga anëtarët e saj që do të plotësojë shkallazi mundësitë fizike dhe teknike.

Lëvizja mbi 2500 është e mundëshme nga kushdo sepse mund të realizohet jo vetëm në mënyrë të pavarur nga individë apo grupime individësh, por edhe brënda kalendarit të veprimtarive të Shoqatës.

Lëvizja Mbi 2500 është e mundëshme nga kushdo sepse realizohet me ndihmën e zbatimit të elementëve fillestarë të kalimit të relievit malor nëpërmjet përvetësimit të këtyre elementëve gjatë seancave stërvitore dhe veprimtarive që organizon shoqata.

Për të orientuar anëtarësinë me këtë lëvizje shoqata do të pasqyrojë elementë të saj dhe realizime të anëtarëve në faqen tonë në rrjet: www.shbat.org.

SHBA Tirana