Shoqata Bjashkatarë dhe Alpinistë Tirana

slide_01-1024x338

Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana (SHBA Tirana) u krijua me nismën e tetë alpinistëve: Dorina Mosku, Erlin Rudho, Fation Plaku, Gerti Pishtari, Iglin Shyti, Gjergj Bojaxhi, Lavdosh Çelibashi, Aleksandër Bojaxhi. Këta alpinistë ndjenë nevojën që të krijonin një shoqatë të veprimtarive në natyrë e cila të vinte në qendër të saj individin si dhe plotësimin e dëshirave argëtuese e garuese të tij në natyrë.

——

Mbledhja e krijimit të saj u organizua në mbasditen e 8 Dhjetorit 2012 në një nga qendrat e biznesit në Sheshin Karl Topia dhe kryesia e saj e parë doli me këtë përbërje:

1. Aleksandër Bojaxhi, Kryetar
2. Ilirjan Çelibashi, N/Kryetar, Përgjegjës për tema ligjore
3. Dorina Mosku, Sekretare
4. Erlin Rudho, anëtar, Përgjegjës për propagandën
5. Gerti Pishtari, anëtar, Përgjegjës për marrdhëniet jashtë shoqatës.

Në mbledhjen e parë të Kryesisë u caktua me detyrën e mbajtjes së Thesarit zoti Iglin Shyti. Kjo shoqatë u bë ligjërisht e njohur mbasi u rregjisrtrua në Gjykatën e Rrethit të Tiranës me vendim nr. 3483, datë 25.01.2013.

SHBA Tirana organizon të paktën një herë në muaj një veprimtari në natyrë. Llojet e veprimtarive të saj janë: alpinizëm, bjeshkim, lehtiza/shëtitje, mësime praktike që lidhen me njohuritë e nevojshme për veprimtaritë që organizon. Antarësimi në shoqatë bëhet pa kufizime apo paragjykime në moshë, gjini, besim, aftësi.

——

Pas zgjedhjeve të organizuara për mandatin 2016 – 2020 Kryesia e SHBA Tirana ka këtë përbërje:

Kryetar; Aleksandër Bojaxhi

Kryetari është anëtar i kryesisë dhe është zgjedhur, sikundër edhe anëtarët e tjerë të saj, nga Asambleja e Shoqatës. Ka të drejtën e vulës dhe firmës. Është titullar dhe titullari numër një për veprimet bankare. Ai planifikon veprimtarinë e shoqatës për mandatin që është zgjedhur (periudhë katër vjeçare) dhe në bazë të kësaj platforme ndërton planet vjetore të veprimtarisë.

N/Kryetar; Bledi Preza.

Është zgjedhur nga Kryesia dhe ka mandat katër vjeçar. Ai zëvëndëson Kryetarin në kryerjen e detyrave në rastet e mungesave, të pamundësisë, ose të paaftësisë së tij fizike për të vepruar, ose për shkak të një pengese ligjore që has gjatë veprimtarisë së tij. Po ashtu kryen edhe detyra të tjera specifike të deleguara nga Kryetari.

Mbulon propagandën e Shoqatës: faqen në rrjet të Shoqatës, botimet që kryen ajo si dhe nxit e stimulon anëtarët për të qenë pjesëtarë aktivë në këto veprimtari. Bashkëpunon me komisionin e faqes në internet si dhe me komisionin Editues të Revistës Bjeshkim dhe Alpinizëm. Merret me hartimin e procedurave ceremoniale në raste të veçanta.

Sekretar; Ismail Shehu.

Sekretari është është zgjedhur nga Kryesia e Shoqatës. Ka të drejtën e vulës dhe firmës. Ndjek komunikimin e shoqatës me anëtarësinë, shoqatat simotra dhe Federatën Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor në rastet kur shoqata jonë bën pjesë si anëtare e saj. Orienton e ndihmon Kryesinë në tema që lidhen me Statusin e Shoqatës, në komunikime me organizma që lidhen me veprimtaritë tona dhe që kanë nevojë për terma/formulime dhe interpretime ligjore. Kujdeset për mbajtjen/ruajtjen e dokumentacionit të Shoqatës dhe është arkivues i tij.

Anëtar i Kryesisë; Ervin Dervishi.

Mbulon trajnimin e anëtarësisë për veprimtaritë malore. Ndërton dhe zbaton plane stërvitore për fillestarët dhe për ata anëtarë që kanë përvojën e veprimtarive malore. Bashkëpunon me komisionin për garat e kacavarjes sportive dhe harcimit. Ndjek veprimtaritë alpinistike të shoqatave simotra në Shqipëri dhe Ballkan, veçanërisht në ato shqipfolëse, dhe sugjeron në kryesi pjesëmarrjen në më të spikaturat e tyre.

Anëtar i Kryesisë; Marlen Malaj.

Mbulon anëtarësimin në Shoqatë, merret me regjistrimin e anëtarëve në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e saj. Kujdeset për prodhimin dhe riprodhimin e simbolikave të Shoqatës në veshjet, pajimet dhe rastet ceremoniale që organizon shoqata. Bashkëpunon me komisionin për licencimet (pranimi i anëtarëve) si dhe me komision për simbolikat, konkurset dhe ceremonitë e Shoqatës.

Mbajtës i Thesarit; Iglin Shyti

Është zgjedhur nga Kryesia e Shoqatës,por nuk është anëtar i saj. (Sipas Statutit nuk është e domosdoshme që të jetë një nga anëtarët e Kryesisë). Mbikëqyr buxhetin e shoqatës. Është titullari numër dy për veprimet bankare. Përcakton nevojat buxhetore për shpenzimet e veprimtarive që organizon Shoqata si dhe të atyre veprimtarive ku merr pjesë ajo. Bashkëpunon me komisionin për sponsorizime. Ndjek në kohë materialet që duhen për procesin e bilancit dhe taksimit të Shoqatës. Ndikon në rregullsinë e ndjekjes së hapave që lidhen me sistemin e taksimit ku përfshihet shoqata jonë.