Kronika
Korrik 2016
a. Në Kanionin e Gjipesë u organizua nga FSHALTM veprimtaria e kacavarjes shkëmbore. Në këtë veprimtari nga shoqata jonë morrën pjesë Bledi Preza, Ervin Dervishi, Marlen Malaj dhe Erget Kabaj. b. Nga ana e shoqatës u organizua veprimtaria e Jezerës.
Qershor 2016
Këtë muaj u organizua veprimtaria e ngjitjes së Majës së Madhe në Malin e Shnikut. Të gjithë pjesëmarrësit u ngjitën në Malin e Shnikut kurse në Majën e Madhe u ngjitën gjashtë anëtarë.





