Mënyra për argëtime në natyrë

Lundrimi
Veprimtaritë në lumejtë tanë mund të organizohen në periushën Maj – 15 Korrik dhe, veç kanioneve, mund të përdoren të gjithë lumejtë që derdhen në detin Adriatik.

Lundrime të karakterit argëtues mund të bëhen në kilmetrat e fundit të derdhjes së lumejve tanë. Këto mund të realizohen me mjete të ndryshme lundruese, si komardare (makinash), trap, varka gome e jo gome.

Disa për tu shënuar:

Kanioni i Langaricës, me derdhje në lumin Vjosa, 10-13 km mbi Përmet. Ky kanion është rreth 3-4 km i gjatë (rreth 1/3 e atij të Osumit) dhe lundrimi nëpër të mund të vazhdohet duke kaluar në lumin Vjosa deri në derdhjen në detin Adriatik. Lundrimi nëpër Vjosë është realizuar me trap në fund të viteve 60-të. Pra është i mundëshëm dhe kalon nëpër disa vende interesante.

Me koston më të ulët realizohen lundrimet me komardare. Personi futet në komardare (të makinës) duke lënë këmbët nga gjunjët e poshtë jashtë saj, po ashtu edhe pjesën nga mesi i shpinës e lart. Duart përdoren si lopata për të mbajtur drejtimin kurse rrjedha e lumit shtyn. Njerëzit grupohen me dy a më shumë individë dhe bisedojnë e argëtohen duke u shtyrë nga uji.

Lumi Buna, si përjashtim, mund të përdoret për lundrim gjatë gjithë verës, me të gjitha llojet e mjeteve lundruese. Madje lundrimet mund të fillojnë në Liqenin e Shkodrës.

Lumi Shalës/Thethit mund të përdoret për lundrim e të kalohet në liqenin e Komanit.

Lumejtë Drini i Zi dhe Drini i Bardhë mund të përdoren për lundrim deri në HEC Fierzë me fillime në teritorin e Maqedonisë dhe Kosovës.

Bjeshkimi (Ngjitjet malore)
Kemi shumë vende për turizëm malor si në malet apo zonat Valamar e Lenie (edhe liqene), Tomor, Nëmërçkë, Masdejë (liqenet e Ballgajtit), Lurë, Gjallicë, Shistavec, Dardhë, Voskopojë, Gramoz (Kolonjë) etj., etj.

Bjeshkimi ka marrë zhvillim të mirë kryesisht në zonën e Bjeshkëve të Namuna. Kam parasysh kryesisht fshatrat Vermosh, Lëpushë, Theth, Bogë dhe Valbonë. Kjo në sajë të investimeve të banorëve të atyre anëve për t’i kthyer banesat e tyre në Bujtina ku të ardhurve bjeshkatarë (apo turistë a ngjitësve malorë) u sigurohet fjetje dhe ushqim kundrejt pagesave të caktuara. Fonde të ndryshme të siguruara nga ndërkombëtarët kanë mundësuar që disa shtigje për të kaluar nga një vend në tjetrin të shënohen. Kjo është një punë e bërë shumë e mirë por e pamjaftueshme. Shumë shtigje të tjera po humbasin sepse:

– Shtigjet që më parë përdoreshim nga këmbësorët (vendasit) për të udhëtuar nga një anë e malit në tjetrën nuk përdoren ngaqë janë hapur rrugë automobilistike dhe është shtuar numuri i mjeteve të transportit.
– Lëvizja e kafshëve të barrës nëpër shtigje ka rënë ndjeshëm ose nuk përdoret fare për të njejtat arësye.
– Ka rënë ndjeshëm numuri i bagëtive që shtegtojnë në kullotat verore. Kjo bën që të mos shkelen shtigjet që të çojnë në kullotat më të sipërme të malit të humbasin shtigjet e dikurëshme.
– Ka fshatra apo lagje fshatrash që për mungesë të infrastrukturës (shkolla, qendër spitalore, etj.) të braktisen plotësisht.
Të gjitha sa më sipër kanë bërë që në shumë raste shtigjet të mbulohen (fshihen) nga rritja ose mbirja e shkureve dhe pyjeve të rinj përgjatë tyre.

Nuk po shpenzohet asnjë cent për mirëmbajtjen, shënimin dhe gjallërimin e shtigjeve.
Nuk po shpenzohet asgjë për të vënë nën kontroll shtretërit e lumejve (Vermosh, Theth, Valbonë) të cilët po e zgjerojnë nga viti në vit shtratin duke “përlarë” tokë bujqësore ose kullotë dhe duke shtuar sipërfaqet me zallishte

Ndërkohë që mendohet për rrugë automobilistike nuk mendohet për rrugë këmbësorësh për rrugë biçikletash malore, për shtigje (zihen nga rruga automobilistike) për lëvizjen e bagëtive në kulota verore (aty ku ende bëhet një gjë e këtillë) apo për kafshët e barës.

Këto problem e plot të tjera bëjnë të mendosh se nuk ka koordinim të menduar për një integrim të veprimeve që duhen ndërmarrë për të zhvilluar në rrugë të drejtë turizmin malor.

Alpinizmi
Ky sport mund të ushtrohet dimër e verë në shumë zona malore të vendit tonë. Sigurisht zona me kushtet më të mira është ajo e Bjeshkëve të Namuna apo e Alpeve të Shqipërisë. Kulmojnë për këtë malet e Thethit dhe Valbonës. Për sezonin dimëror në Alpe më e favorëshme është Lugina e Valbonës ngaqë është më i mundëshëm komunikacioni me makina (me përjashtim të ditëve më shumë reshje bore).

Skijimi
Sot për sot është i përqëndruar më shumë në Dardhë dhe Vpskopojë dhe paksa në Pukë. Kjo në sajë të përpjekjeve të disa individëve dhe vendorëve për të krijuar pista skijimi dhe mundësi për fjetje dhe ushqim.

Vendet më të përshtatëshme në vendin tonë, për mendimin tim, janë Shistaveci (Kukës) dhe Lëpusha (Kelmend). Në këto vende bora qëndron gjatë dhe kanë zona potenciale për pista skijimi të standardeve ndërkombëtare. Infrastruktura, kryesisht rrugore, i ka lënë këto perla në hije/harresë.

Shbat