Masazhi Ndënjur

Ky masazh është efektiv për të të çliruar dhëmbjen e kokës, stresin dhe shtrëngesat në qafë dhe shpatulla. Mund të zhvillohet kudo ku ju ndjeheni këndëshëm, kur keni një partner si masazher dhe një karrige pa krahë. Nuk është nevoja të çvisheni, por duhet të jeni pa pallto a xhaketë.

Procedura:
* Uluni (mbrapësht) duke mbështetur gjoksin në shpinoren e kariges.
* Fillo (masazheri) masazhin e shpatullave dhe muskujve të sipërm të shpinës, duke i lëvizur gishtërinjtë nëpër muskujt në krye të shpatullave si dhe duke masazhuar me gishtat thumbues muskujt e romboidit. Puno ca në këtë zonë.
* Mështetja partnerit ballin në njërën dorë dhe masazho muskujt e qafës me gishtërinjtë (kryesisht thumbuesin e treguesin) e dorës tjetër. Fillo ngadalë sepse partneri mund të ndjejë dhimbje të forta. Kalo lart muskujve të qafës deri në rrëzë të kokës, ku ndoshta ju duhet të punoni më gjatë dhe më me butësi (njerëzi), në vartësi nga gjëndja e pertnerit.
* Dilni përpara partnerit: mbërtheja kokën me të dy duart dhe me gishtërinjtë thumbues masazhoni zonën e tëmthave duke u dhënë gishtave lëvizje rrotulluese dhe drejtvizore. Pasi të punoni ca në këtë zone, pa i hequr duart nga pozicioni mbërthyes i kokës, i kaloni gishtat thumbues nga pika e takimit të vetullave nëpër vetulla e deri në anë të tyre. Përsëriteni këtë veprim disa herë.
* Masazhoni skalpin e kokës duke vënë në punë të tërë gishtërinjtë.
* Përsërit një masazh të përgjithshëm të qafës dhe shpatullave.
* Lëviz gishtërinjtë thumbues në të dy anët e muskujve të shpinës, poshtë deri në përmes/bel. Përsëriteni këtë disa herë.
* Kërkoni të mbahen duart nga partneri të lëshuara poshtë në anë të këmbëve tek është në pozicionin ulur. Mbërthejani krahet e ja ngrini ato lart. Ja mbani ashtu për një moment dhe lëshojini. Përsëriteni këtë veprim disa herë.
Shënim: ky masazh nuk u bëhet personave që kanë dëmtime fizike ose dëmtime të lëkurës në pjesët ku ai kryhet.
Shbat