Maj 2023

6 dhe 7 Maj. Mali i Nëmërçkës, Maja e Papingut (2.485 m). Morën pjesë: Armand Bakalli, Dion Biça, Leonidha dhe Sandër Fuqi, Johan Pambuku, Fiadel Veizi, Martin Mitace, Artan Kotro, Skerdian Tefa, Erik Roshi, Endri Malo, Elton Xhafa, Drivalb Ponde, Nebi Ganellari, Luan Xhoxhi, Heral Saraçi, Aleksandër Bojaxhi (Aleksandri qëndroi në Gjirokastër për të mbledhur informacion për historinë e alpinizmit në këtë qytet dhe u takua me anëtarët e ish ekipit të alpinistëve “Luftëtrari i Gjirokastrës).

1-2

Ngjitja u realizua me itenerar nga Skore-ja. Vajtje ardhje 7 orë. Disniveli 1450 m. Nata e së shtunës u kalua në Gjrokastër.

3-4

Meqenë se poeti, dhe ish mësuesi i lëndës së fizikës, Jorgo Papingji është i vetmi shqiptar që njihet të ketë si mbiemër emrin e majës, në majën e malit u vendos portreti i tij. Për humor u hap fjala se “majës i doli pronari”.

5-6

Shënim nën foton 05: Fotografia e Jorgo Papingjit në majën e malit.

Shënim nën foton 06: një kujtim me Drini Çani, Aleksandër Bojaxh, Hysen Kore, Agron Skënduli (ish trajner i ekipit).

7 maj. Maja e Dhëmbelit (2.064 m).  Itenerari me nisje nga Përmeti. Ngjitja zgjati 9 orë duke përshkruar 20 km dhe disnivel 1.900 m.

7-8

Pjesëmarrës: Florian Sini dhe Detjon Skëndaj.

13 Maj. Maja e Shëndëllisë (1.802 m) mbi Memaliaj. Shtegu vajtje-ardhje 20 km. disniveli 1650 m. Udhëtimi zgjati më pak se 7 orë.

9-10

Pjesëmarrës: Florian Sini dhe Detjon Skëndaj.

17-19 Maj. Qafa e Valbonës. Aksidenti fatal me dy turistë të huaj që ndodhi këtë muaj në Qafën e Valbonës mobilizoi alpinistë dhe udhërrëfyes valbonas që dolën vullnetarë për të pastruar nga bora qafën dhe për të përmirësuar cilësinë e shtegut në pjesën më të sipërme të tij. Sa më poshtë është kronika që solli Dorina Mosku për këtë vullnetarizëm. Bashkë me Dorinën në këtë aksion mori pjesë edhe Loren Rroço.

11-12

Të mërkurën 17 maj, Loreni dhe Dorina e kaluan ditën në Qafën e Valbonës duke pastruar nga bora një pjesë të shtegut Theth-Valbonë, si edhe duke vendosur tabela paralajmëruese në këtë shteg. Gjatë kësaj periudhe shpatet e maleve në Alpe janë ende të mbuluar nga bora. Si pasojë, kjo pjesë e shtegut që ndodhet në lartësi rreth 1705m dhe ka mjaft ekspozim, mund të vazhdojë të jetë e rrezikshme deri në fillim të verës për shkak të shtresës së akullit dhe borës ende të pashkrirë plotësisht. Në veçanti shtegu i verës bëhet mjaft i rrezikshëm në këto kushte, duke u bërë në raste të rrallë edhe vend aksidentesh me pasoja fatale për personat që synojnë ta kalojnë pa pajisjet e duhura në këtë periudhë të vitit.
Gjatë ngjitjes nga shtegu i dimrit, anëtarët e shoqatës sonë vunë re se trashësia e borës arrinte deri në 1m në disa vende. Ndërkohë, Loreni dhe disa prej banorëve të Valbonës vlerësuan se në shtegun e verës, trashësia e borës mund të arrinte deri në 10m në disa vende, duke kërkuar kështu një kohë të gjatë për të shkrirë plotësisht. Për këtë arsye këshillohet që deri rreth datës 15-20 qershor të kalohet nga shtegu i dimrit, i cili devijon rreth 1km nga shtegu i verës dhe shmang kalimin nëpër segmente që bëhen mjaft të rrezikshëm nga bora dhe akulli.

13-14

Së fundi, porosia dhe këshilla më e vyer që vlen të mbahet parasysh vazhdimisht gjatë daljeve në natyrën e Alpeve ka të bëjë me pajisjet. Cilado qoftë periudha e vitit, por sidomos gjatë muajve të dimrit dhe pranverës, kazma alpine dhe kthetrat janë të domosdoshme për t’u ngjitur në këto male në mënyrë sa më të sigurt. Ne urojmë që kontributi jonë gjatë asaj dite të ketë qenë me vlerë për dashamirësit e natyrës që përshkojnë çdo ditë atë shteg, si edhe që rregullat themelore të sigurimit teknik në terrenet malore të njihen dhe respektohen nga të gjithë!

Shbat