Qershor 2023

Ky muaj pati mot të paqëndrueshëm, sidomos gjatë fundjavëve. Kjo situatë bëri që gjatë muajit grupe të vogla të anëtarëve tanë lanë ngjitjet e planifikuara dhe synuan maja në hapësira të territorit të vendit tonë ku moti ishte me dritare kohë të qëndrueshme. Kështu:

01 Renato Deda Harap

Dt 4 Renato Deda me shokë u ngjit në majën e Harapit. Grupi u nis nga Kroi i Shtrazës rreth orës 08:00 dhe arriti majën rreth orës 13:30. Disniveli 1.100 m. Ndonëse ishte një ditë me mot me re, në majë qielli ishte thuajse i hapur, gjë që mundësoi të shihen pamjet e Alpeve: majat Radohinë, Shniku (Maja e Madhe), Fusha e Runicës, etj.

02 Skerdi Elidjana Flori

Dt 4 Elidiona Shehu, Skerdis Petrela dhe Florian Sini u ngjitën në majën e Frashërit, 1.789 metra e lartë. Kjo majë është panoramike dhe ngrihet mbi Virua-n e Gjirokastrës.

3-4-5

Në datën 10, duke shfrytëzuar një dritare me mot të qëndrueshëm, Detjoni dhe Flori të nisur herët nga Tirana realizuan ngjitjen e majës së malit të Kudhësit 1907 m) dhe të Tartarit (1971 m). Këto maja janë pjesë e vargmalit të Gribës (mal i cili si majë më të lartë ka Këndërvicën).

Shtegu i ngjitjes, vajtje-ardhje, rezultoi 22.8 km i gjatë dhe me 1880 metra disnivel, u realizua për 9 orë.

6-7-8

Në datën 18 Flori dhe Detjoni, në kuadrin e stërvitjeve për ngjitjet që do të ndërmarrin në Bullgari dhe Francë, të nisur në ora 04:00 nga Tirana u ndodhën në ora 07:30 në fshatin Okol të Thethit. Me temp të lartë ata arritën të ngjiten në majën e Kolajve, 2400 metra e lartë.

Shbat