Prill 2024
Data 5
Fation Plaku, si një “ujk” i vetmuar u ngjit në majën e malit të Deshatit (Maja Velivar 2373 m). Itenerarin e ngjitjes e zgjodhi me nisjen e marshimit nga fshati Ilnicë.
Ai na dhuroi fotot më të bukura të udhëtimit të tij.
Data 7 dhe 8
Tek Resorti Hamiti në malin e Llogarasë u takuan Nebi Ganellari, Leonidha fuqi, Vangjel Nemce, Tomor Ganellari, Sabndër Fuqi dhe Aleksandër Bojaxhi. Grupi kaloi një natë të këndshme në këtë resort.
Të nesërmen u synua maja e Çikës (2.045 m) dhe fotot ilustrojnë segmente të kësaj veprimtarie.
Data8
Dion Bica, Detjon Skëndaj dhe Florian Sini organizuan ngjitje stërvitore në shkëmbejtë e shënuar të malësisë së Krrabës.