Qershor 2024

Qershor 24

Në datat 8 dhe 9 qershor tetë anëtarë të shoqatës, me nisje nga Thethi, u ngjitën në majën e Kakisë, “pullazi” i Currajve, me lartësi 2.359 m.

1-2

Pjesëmarrës në ngjitje ishin: Elidjana Shehu, Shpëtim Goga, Drini Teta, Augusto Kodheli, Ensuid Struga, Florjan Sini, Detjon Skëndaj dhe Dionis Biça (Komandant i ekipit).

3-4

Në rrugën e kthimit, katër anëtarë të këtij ekipi u ngjitën edhe në majën e Drenit (2.004 m): Florjan Sini, Shpëtim Goga, Dion Biça dhe Drini Teta.

5-6

 

Kurse Menduh Zavalani na nisi foton për ngjitjen që realizoi në majën e Korabit (2.751 m).

8

Si shpesh here, kur shoqata në fundjavë nuk kryen veprimtari, Leonidha Fuqi, herë vëtëm e herë me shokë, sidomos me Vangjel Nemcen dhe Tomor Ganellarin, organizon dalje në natyrë. Gjatë dy fundjavave të fundit ai “sulmoi” përsëri malet e Greqisë dhe na solli foto nga ngjitja në majën Edessa të malit të Peristerit.

9-10

Si foto nga ngjitjet që kryen në malet e Pindit.

11-12

Në 8 gushtin e vitit të largët 1786, dy dashamirës të ngjitjes së maleve, udhërrëfyesi 24 vjeçar Jackues Balmat dhe mjeku 29 vjeçar Michel Gabriel Pacard, u ngjitën për të parën herë në majën më të lartë të Alpeve të Evropës, në Mont Blanc (4.808 m; por e gjejmë në botime të ndryshme edhe me lartësi 4.409 apo 4.410 m). Vite më vonë, kur Evropa kuptoi se kishte lindur një sport i ri, ai i ngjitjes së maleve, e emërtoi këtë sport Alpinizëm dhe caktoi datën 8 gusht 1786 si ditëlindje të këtij sporti. Aristokrati Harace Benedect de Saussure, i dhënë pas ngjitjes së maleve, i dha shtysë gjetjes së itenerarit të ngjitjes nëpërmjet vendosjes së një stimuli. Edhe ky aristokrat një ditë u ngjit në këtë majë.

13 (1)

Që nga ajo kohë janë për çdo vit qindra apo mijëra alpinistë nga mbarë bota që synojnë këtë majë, si në stinën e verës edhe në dimër, duke ndërmarrë itenerarë të ndryshëm drejt majës.

Këtë vit, në muajin qershor, Luan Xhoxhaj shkoi vet i katërt arriti në Shamoni-Francë, me synim ngjitjen e majës. Nga Shamonia Luani na solli foto të figurave më të spikatura që stimuluan dhe realizuan ngjitjen e parë: Monumentin e Jackues Balmat me Harace bashkë me Benedct de Saussure si dhe atë të Michel Gabriel Pacard.

14-15

Në datën 24 qershor, në kushte atmosferike të pazakonta, grupi i alpinistëvë shqiptarë nga treva të ndryshme u ngjit me synim një provë aklimatizimi në majën Maudite 4.465 m dhe në datën 27 Luan Xhoxhaj dhe Isa Thaqi u ngjitën në majën Mont Blanc.

16-17