Prill 2025

5 prill

Në qytetin e Elbasanit u zhvillua Takimi Tradicional i Turizmit Malor i organizuar si përherë nga Shoqata AST Elbasani. Në qendër ë këtij organizimi ishte z. Artur Guni, President i FSHALTM.

Në takim morrën pjesë alpinistë e bjeshkatarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali I Zi.

1-2

Takimin e nderuan me pjesëmarrjene tyre Boris Miçiç, President i Federatës Evropiane të Hiking, Steen Kobberone-Hansen, Drejtor i Thesarit të Federatës Evropiane të Hiking, Aranit Nikqi, Presidenrti i Federatës së Kosovës pwr Turizmin dhe Alpinizmin me bashkëshortet e tyre, etj.

3-4

Mbrëmja e organizuar u pasurua edhe me këngë e valle të grupeve folklorike. Qerëshia mbi tortë e kësaj veprimtarie ishe një tortë e vërtetë që Eglantina e preu dhe na e shpërmdau, e përgatitur për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj Kadriut. Egmantina dhe Kadriu (Shabanaj) janë një çift i ri të njohur me njëri tjetrin në veprimtaritë e organizuara nga AST Elbasani.

5-6

Të nesërmen alpinistët dhe turistët pjesëmarrës në takim u ngjitën në malin Bukanik.

13 prill

SHBA_Tirana në datë 13 Prill realizoi një ngjitje në majën veriore të Tomorrit, e dyta për nga lartësia në rajonin jugor, pas majës së Papingut, duke filluar shtegun e ngjitjes në vendin e quajtur Çezma e Tarikos. Nga këtu grupi mori drejtimin jug-lindje me synim ngjitjen në  majën e Tomorit 2416m. Pas 6 km i gjithë grupi arriti në qafeë dhe më pas ju drejtua majes duke ndyshur djetimin e itenerarit për në jug-perëndim.

“Sa më shumë i afroheshim kurrizores së majës pjerrësia rritej, dje po ashtu edhe  vështirësia për të çarë dëborën. Pasi arritëm në majë pamja nga maja shfaqej madhështore; mbresëlënëse. Zbritjen e realizuam nga i njejti shteg duke realizuar 13 km ecje dhe 1530 m disnivel. Ngjitja u realizua në një mot shumë të bukur. Në këtë vepromtari morën pjesë 9 persona dhe të gjithë u ngjitën në majë. I gjithëe aktiviteti zgjati 7 orë e 30 min”.

Pjesëmarrës në veprimtari ishin: Leonidha Fuqi, Tomor Ganellari, Luan Xhoxhaj, Armand Bakalli, Florjan Sini, Vangjel Nenca, Detjon Skëndaj, Olsi Belishta.

7-8

9-10