August 2025
Kacavarje
Dorina shpesh shfrytëzon veprimtaritë në kacavarje të cilat gjithnjë e më shumë po marrin zhvillim. Dhe ja, një foto për ta patur zili, foto për kartolinë, e Dorinës në kacavarje.

Kanioni Langaricës

Më 9 dhe 10 gusht anëtari i shoqatës tonë Skerdi Tefa, bashkë me një grup shokësh e shoqesh nga shoqëria e tij kaluan fundjavën në Përmet. Aty ata shijuan kulinarinë dhe bukuritë që ofron ky qytet. Të nesërmen para dite përshkruan në këmbë kanionin e Langaricës. Nisja filloi në krye të kanionit, pranë digës së hidrocentralit. Prej këtu grupi udhëtoi nëpër kanion deri sa dolën tek vaskat termale të Bënjës. Fotot ilustrojnë ca nga pamjet përrallore që ofron ky kanion.

Data 20 Gusht
Ngjitje ne Majen e Langojve 2540m duke filluar shtegun ne zonen e Lepushes. Aktiviteti nisi ne oren 6 te mengjesit nga qafe Bordoleci ku grupi mori drejtimin e qafes se James jug-lindje.

Shtegu vazhdonte duke kaluar me pas midis 2 majeve, ate te Hotit dhe Brinjes se Lisit. Me pas morem travers majes se Nagvacit per te dale nga prapa dhe per tu drejtuar Majes se Langojve. Ne fillim na u desh te ngjiteshim rreth 50m kemba-dorazi ne nje terren me gure dhe shkembinj jo stabel. Me pas hasem ne nje ulluk qe kerkonte kacavarje te grades 3c-4a me gjatesi rreth 15m. Me pas morem drejtimin veri-lindje travers edhe lart ku vendosem litar ne 2 pika ankorimi per te siguruar nje kalim sa me te sigurt. Pasi kaluam edhe kete pike morem drejtimin per lart kemba-dorasi ne kufi te kacavarjes per 150m deri sa arritem kreshten e shkurten qe te con ne maje.

Zbritje u realizua nga i njejti shteg dhe ne total u pershkuan 19 km dhe 1600m disnivel per 9 ore e 50min. Ngjitja u realizua ne nje mot shume te mire dhe pa ere.

Në malin e Deshatit
Në datën 31 Gusht SHBA_Tirana organizoi ngjitje në vargmalin e Deshatit, Maja Veshas ose maja e Partizanit 2219m. Shtegu filloi pak mbi fshtin e vogël,Rabdisht ku të lënë përshtypje rrugicat e bukura të shtruara me gurë.

Në fillim të ngjitjes morëm drejtimin veri-lindje, duke ecur nëpër një shteg të ngushtë nën hijen e aheve. Në pjesën më të madhe shtegu ishte i shënuar me qenë se është segment i High Scardus Trail.
Në afërsi të kreshtës ndryshuam drejtimin dhe kthyem në jug-lindje që kështu të synonim majën. Ecja nëpër kreshtë u bë nën re dhe në prani të shkulmeve prej 20-30km/h të erës. Kjo bëri që temperaturat të ndiheshin mjaft të ulta.

Zbritje u realizua nga i njejti shteg. Në total u përshkuan 12,5 km dhe disniveli ishte 1200m. kohëzgjatja vajtje-ardhje 5 orë. Në këtë veprimtari morën pjesë: Luan Xhoxhaj, Elidiana Shehu, Skerdis Petrela,, Detjon Skëndaj, Florjan Sini dhe Dhimitër Qirjazi.





