Shtator 2025
Data 6 dhe 7

Në qytetin e Kaçanikut u festua 10 vjetori i krijimit të Shoqatës Bjeshkatare. Eventi mori ngjyra ndërkombëtare sepse u frekuentua me bjeshkatarë jo vetën të Kosovës, por edhe të Shqipërisë, Maqedonisë së veriut, etj.

Të ftuar ishin edhe deputetë të cilët shpallën Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990.
Takimin e përshëndetën, Kryetari i Komunës Kaçanik, Presidentët e federative përkatëse të Kosovës, Shqipërisë, etj.

Data 6 kaloi me festime dhe argëtime dhe të nesërmen u organizua një ngjitje malore në afërsi të qytetit.
Në këtë event nga shoqata jonë mori pjesë Leonidha Fuqi me Vangjel Necen.
Në datën 7 anëtarët e shoqatës sonë organizuan një shqëtitje në malet e Sharrit (Skardius)

Data 7
Kacavarje tek shkëmbi i Fortesës së Perelës
Pjesëmarrës: Brojan Biça, Doert Biça, Dion Biça, Matis Ahmetaj, Kristi Shuli, Dhimitër Qirjazi, Flori Shatro, Zihni Osmënaj, Detjon Skëndaj.

Nën kujdesin dhe drejtimin e Dionis Biçës dhe Detjon Skëndajt pjesëmarrësit u stërvitën në këto tema:
Lidhje litarësh
Teknika të sigurimit nga poshtë dhe nga lart
Zbritje apo lëshim nëpërmjet litarit

Veprimtaria rezultoi që të ishte një process mësimor e stërvitor i gëzuar që krijoi entuziasëm për të organizuar seanca të tjera të ngjashme

14 shtator
Maja e Karafilit


13-14 Shtator
SHBA Tirana organizoi ngjitje në vargmalin e Karafilit me lartësi maksimale 2490m. Ngjitja u planifikua si aktivitet dy ditor ku në date 13 grupi ngriti kampin në luginën e Gërbajës. Të nesërmen në mëngjes herët nisem ecjen në një shteg të shënuar mirë në krahun jug-lindje të luginës. Në pjesën e parë kur bëmë 800 m disnivel shtegu kalonte në mes të pyllit dhe nuk paraqiste vështirësi teknike por vetëm pjerresi 40-45%. Më pas gjelbërimi ja linte vendin një terreni shkëmbor me val dhe kreshta të thyera. Në pjesët ku paraqitej vështirësi teknike ishin të vendosura kavo fikse për të rritur shpejtësinë dhe sigurinë në lëvizje. Në afërsi të kreshtës ndryshuam drejtimin dhe morëm në lug-perëndim për të kapur majat e këtij vargmali.

Zbritja deri në qafë u realizua po nga i njejti shteg dhe më pas ndryshuam drejtim duke kaluar në veri-lindje për të marë një shteg të ri i cili përsëri na nxorri në një “portë” shkëmbore ku për tu ngjitur ishte i vendosur një kavo fikse rreth 15m. Kjo quhej “puthja e maces”. Kjo ishte edhe pjesa e fundit me vështirësi teknike që kaluam dhe më pas trualli me val vazhdoi me një luginë që na futi në pyll për të na përcjellë për në kampin që kishim ngritur në Gerbaje. E gjithë ngjitja zgjati 13 km me 1500m disnivel dhe u mbulua për 7 orë 20 minuta. Të 11 pjesëmarrësit arritën në majë dhe soditën mrekulli të Alpeve: Cokista, mali Bojës, maja e The, Zastani, Jezera.
Njoftim kulturor
Duke qenë i ftuar në veprimtarinë që organizoi GIZ në zonën e Nikaj Mërturit në fillim të muajit gusht, mësova që mbi fshatin Curraj egziston një sajt arkeologjik.
Ky njoftim bëri që me Lavdosh Celibashin të organizonim një vajtje në atë sajt me arkeolog. Dhe në datën 4 në mbrëmje u gjendëm në fshatin Curraj. Më datë 5 arkeologu Olsi Lafe, shoqërues i tij Aleksandër I Riu të udhëhequr nga banori i fshatit Gjovalin Lekaj shkuan në sajtin arkeologjik. Më poshtë keni raportin me shkrim që përgatiti arkeologu:
Në pjesën lindore të malit të Rrukut, është një shteg i ngushte që lidh fshatin Curraj me bjeshkën e tij. Për masivin e vogël malor në lindje të këtij shtegu vendasit përdorin toponimet: Gjyteti i Madh dhe Gjyteti i Vogël, të cilat lidhen me muret e tarracimit të banesave të një vendbanimi të shek. III – IV të erës sonë. Në tarracat e këtyre banesave, gjurmët e të cilave ruhen edhe sot janë gjetur copa tullash, barqe enësh me zmalt jeshil të mbyllur, copa enësh balte të zbukuruara me motivet ë fshesës dhe copa enësh qelqi me zbukurim pullash ovale në reliev të shek. III – IV të e. sonë. Në trojet e këtij vendbanimi janë zbuluar dhe dy gurë të mëdhenj mokre (me diametër rreth 50 cm) që ruhen në muzeun historik të Tropojës.
Nga vizita në vend, e realizuar në datë 5 shtator 2025, nuk u kontatuan fragmente qeramike në sipërfaqe, ndoshta edhe për shkak të vegjetacionit të dendur. Në pjesën e qafës, kishte një seri elementësh në formën e mureve, që ndiqnin izohipsin më të lartë, me një gjatësi rreth 9m të pjesës më të gjatë dhe rreth 3 m të pjesës më të shkurtër. Trashësia e murit të realizuar në të thatë varionte nga 60-80cm.
Pika ku ndodhet muri i konstatuar u shënua me koosdinatë gjeografike dhe mund të shërbejë si një destinacion për krijimin e një shtegu të ri për vizitorët që duan të njohin edhe pjesën kulturore të zonës së Currajt. 42°18’55.1″N 19°56’30.2″E
Gjithashtu u realizuan fotografi të gjurmëve dhe nga ajri, me dron, të zonës.
Shënim: banori i fshatit Curraj dhe zotëruesi i Bujtinës ku kaluam natën, Gjovalini, përpunoi shtegun e ngjitjes për në sajt në mënyrë që të ndihmoen vizitorët e ardhshëm. Përgatiti Aleksandër S Bojaxhi

Foto e Bujtinës Gjovalin Lekaj nga u nis grupi në mëngjesin e datës 5

Foto e grupit pranë Vaut të Dejës në kthim nga sajti arkeologjik
Shbat





