Dhjetor 2025
1 Dhjetor
SHBA_Tirana organizoi ngjitje në Majën e Gurit 1804m. Shtegun e filluam pranë fshatit Fushë Studen. Shtegu, i cili është i dukshëm, por jo i shënuar, na futi shumë shpejt në pyll ku prekëm edhe dëborën e parë. Më pas vazhduam drejt portës së gurtë ku është edhe fundi i pyllit dhe ju drejtuam majës në drejtimin jug-lindje. Në këtë aktivitet morën pjesë 8 anëtarë. Kthimi u realiazua nga i njëjti shteg dhe në total u realizuan 9.5 km udhëtim me 720 m disnivel. Itenerari vajtje-ardhje u mbulua në 4 orë e 45 min.
Pjesëmarrësit: Florian Sini, Detjon Skendaj, Dion Bica, Braian Bica, Dritan Galanxhi, Kristi Shuli, Vladimir Cfarku, Zini Osmanaj.


Në datë 8 Dhjetor SHBA_Tirana organizoi ngjitje në Majën e Raduçit 2085m që është edhe majë kufitare me Maqedoninë e Veriut. Shtegu, që është i dukshëm dhe i shënuar mirë na futi shumë shpejt në një pyll ahu me pemë shumë të larta. Pas 2 km ngjitje kaluam kufirin dhe u futëm në territor Maqedoni e Veriut dhe vazhduam edhe 3 km të tjera deri sa kapëm kreshtën e malit që është edhe kufi natyror midis dy shteteve. Pasi arritëm në majën e Raduçit realizuam ngjitje edhe në 2 maja të tjera që ishin aty afër. Pamja nga maja qe mbresëlënëse: hapej panoramë mbresëlënëse nga liqeni i Ohrit deri në vargmalin e Korabit.

Në këtë veprimtari morën pjesë 15 anëtarë. Kthimi u realizua nga i njejti shteg dhe në total u realizuan 16 km ngjitje zbritje me 1000m disnivel. Koha 5 orë.

Pjesëmarrësit: Florian Sini, Detjon Skendaj, Dion Bica, Dritan Galanxhi, Kristi Shuli, Vladimir Cfarku, Zini Osmanaj, Luan Xhoxhaj, Drini Teta, Elona Smeli, Dritan Tafhasaj, Emanjola Tafhasaj, Arel Papuçiu, Altin Bora, Arben Kapllani.
Në datë 14 Dhjetor SHBA_Tirana organizoi ngjitje në Majën e Korabit 2751m nga shtegu klasik duke filluar ecjen nga fshati Radomirë . Aktiviteti u realizua brënda ditës duke filluar ecjen në orën 8 e 30 dhe duke marrë drejtimin jug-lindje. Pas 5 km ecje devijuam shtegun në drejtim të perëndimit duke kaluar traversë për të mos humbur lartësi.

Më pas ndoqëm shtegun e shënuar mirë që të con në drejtim të qafës, piramidës nr 5. Bora qe e fortë dhe lëvizja me kthetra na e lehtësoi ngjitjen. Pasi kapëm kreshtën ndryshuam drejtim në veri-lindje për të ngjitur majën. Vetëm një pjesë e kreshtës paraqitej shumë e pjerrët dhe e ekspozuar. Pamja nga maja qe e mrekullueshme sepse koha qe shumë e mirë dhe pa erë. Në këtë aktivitet morën pjesë 10 anëtarë. Kthimi u realiazua nga i njëjti shteg por pas 5km në zbritje mbajtëm shtegun klasik (nuk devijuam sikundër vepruam në ngjitje) dhe në total u realizuan 17.5 km me 1550m disnivel duke i mbuluar për 8 orë e 30min.

Pjesëmaarrësit: Florian Sini, Detjon Skendaj, Dritan Galanxhi, Kristi Shuli, Zini Osmanaj, Luan Xhoxhaj, Dhimiter Qirjazi, Arben Kapllani, Erion Nebiaj, Leonard Mullaj.

Në datë 21 Dhjetor SHBA_Tirana organizoi ngjitje në Majën Kunora e Lurës 2119m duke e filluar ecjen nga fshati Lurë e vjetër. Shtegu për në majë nuk ishte i shënuar por terreni ishte i përshatshëm për tu ngjitur. Gjatë gjithë intenerarit mbajtëm drejtimin Jug-Perëndim për të arritur tek liqenet akullnajore të Lurës. Një mrekulli e vertetë natyrore!

Me pas vazhduam duke lënë liqenet dhe pyllin pas dhe duke hasur borë të ngrirë që na bëri të vendosim kthetrat dhe t’i drejtohemi majës. Pamja nga maja qe shumë e bukur: na u hap harizonti deri në vargmalin Korab-Koritnik në lindje si dhe bregdetin Adriatik në perëndim.

Në këtë veprimtari morën pjesë 14 vetë dhe kthimi u realizua nga i njëjti shteg që u ngjitëm dhe në total u realizuan 14.5 km ecje me 1100m disnivel duke e mbuluar për 7 orë.

Pjesëmarrësit: Detjon Skendaj, Dion Bica, Dritan Galanxhi, Luan Xhoxhaj, Arif Biçoku, Vladimir Cfarku, Leonidha Fuqi, Sander Fuqi, Bora Fuqi, Adnand Shakaj, Elton Xhafa, Red Fishta, Sotir Leshi, Mimi Caushi, Ilir Gramo.





