Shkurt 2026

7 shkurt

Në datë 7 Shkurt SHBA Tirana organizoi ngjitje në Majën e Sqillovikut 1485m. Shtegun e filluam pranë fshatit Dukat. Shtegu, i cili ishte i dukshëm, por jo i shënuar, na futi shumë shpejt në pyll ku kishte edhe shumë përrenj te vegjël. Më pas vazhduam me drejtimin veri-lindje drejt kurrizores (kreshtës) që na nxori në drejtim të majës.

1-2

Në këtë aktivitet morën pjesë 3 anëtarë. Kthimi u realizua nga një shteg i dytë duke realizuar kështu një unazë. Në total u bënë 14.5km me 1220m disnivel. E realizuam për 6 orë 35 min. Në këtë aktivitet morën pjesë 3 anëtarë, Florian Sini, Luan Xhoxhaj, Dhimitër Qirjazi.

3-4

22 shkurt

Në datë 22 Shkurt SHBA_Tirana organizoi ngjitje në Majën Jugore të Tomorrit 2396m nga shtegu klasik duke filluar ecjen nga teqja në 1500m lartësi. Tomorri është një mal në lindje të qytetit të Beratit. Nga kulti pagan i majave të larta, i përhapur në të gjithë Shqipërinë, në pjesën jugore të vendit tonë ka mbijetuar kulti i Malit të Tomorrit, i cili njihet edhe si Olimpi Shqiptar. Në majën jugore të malit është ndërtuar edhe një objekt i kultit bektashi.

5-6

Rruga për të shkuar në pikën e fillimit të ngjitjes është e shtruar dhe kjo na mundësoi parkimin e makinave. Aktiviteti u realizua brënda ditës duke e filluar ecjen në orën 8 e 45 dhe duke marrë drejtimin jug-perëndim. Pas 2 km ecje devijuam shtegun në drejtim të veri-perëndimit dhe kështu dolëm në kreshtë dhe vazhduam nëpër të deri në majë. Shtegu nuk ishte i shënuar por i dukshëm. Bora qe e fortë dhe lëvizja, qoftë edhe pa kthetra, na e lehtësoi ngjitjen.

7-8

Në më  shumë se gjysmën e itenerarit ishim të mbuluar nga re, por lëvizja me GPS na nxori në një majë  pa probleme. Gjatë gjithë ngjitjes koha qe me erë dhe shkulme të forta të saj.

Kthimi u realizua nga i njëjti shteg dhe ndërkohë moti u përmirësua shumë. Kjo na mundësoi që të shijonim panoramën e mrekullueshme.

9-10

Në total u realizuan 13.5 km marshim me disnivel 1040m. Kjo  ngjitje na mori 5 orë e 30min. Në këtë aktivitet morën pjese 15 anëtarë, Florian Sini, Detjon Skendaj, Luan Xhoxhaj, Dhimitër Qirjazi, Skerdis Petrela, Elidjana Shehu, Leonidha Fuqi, Drini Teta, Aleksandër Bojaxhi I Riu, Adnand Shakaj, Elton Xhafa, Red Nazif Fishta, Sotir Leshi, Mimi Caushi dhe Nazif Fishta 76 vjeçar.

Shënime historike për djepin e alpinizmit shqiptar, malin e Tomorit.

  1. I pari shqiptar që ka lënë dokument për ngjitje në male për sport, për argëtim, është Eqerem Bej Vlora. Studimet e larta i përfundoi në Austri, ku dhe mësoi mrekullitë e ngjitjeve në male.

Harta e përdorur nga Eqerem bej Vlora për udhëtimin e tij. Vërejmë se Çuka e Tomorit është e emërtuar Abbas Ali (2.396 m) dhe maja kryesore e malit, Tomori (2.418 m). (2 metra më shumë se lartësia e dhënë nga topografët sot).

Ai gjatë këtyre ditëve (1-12 tetot 1906) i erdhi përqark malit të Tomorit me shporën e tij. Përshkoi dhe përshkroi fshatrat nga kaloi dhe u ngjit në majën Abas Ali të Tomorit (2396 m) në datën 8 tetor. Dhe më tej, në datën 11 tetor, i nisur nga Dardha ai synoi dhe u ngjit në majën kryesore të Tomorit (2.416 m).

Edhe malet, veç rrugëve, etj, u pagëzuan me emra të rinj në kohën e diktaturës. Kjo histori emërimesh të majave të maleve filloi në datën 21 Maj 1950. Në këtë datë në veprimtarinë e organizuar për ngjitjen në majën Çuka e Tomorit (2396 m), pjesëmarrësit e ngjitur në majë organizuan një ceremoni me fjalime të rastit dhe me valëvitje të flamurit kombëtar dhe e pagëzuan këtë majë me emrin Çuka Partizan.

Ja se çfarë shkruhej në regjistrin e rekordeve të kohës për këtë veprimtari:

Ekskursion Kombëtar për nder të Zgjedhjeve

Ekskursioni u ndërmor në malin e Tomorit, për nder të zgjedhjeve, në majën e Çukës më 21 Maj 1950. Morën pjesë 49 vetë dhe u organizua nga Komiteti i Kulturës Fizike e Sporteve. Veprimtaria u udhëhoq nga alpinisti Luigj Shala. I deleguar nga K.K.F e Sporteve ishte Minella Kapo, i cili në këtë veprimtari kryesoi ceremoninë e rastit të organizuar në Çukën e Tomorit, të cilës ju dha emri Çuka Partizani.

Nisja nga Berati më 20 Maj më ora 14:00, arritja në Kapinovë më 19:00. Të nesërmen, nisja nga Kapinova më ora 06:30 dhe u arrit në majë të Çukës më ora 12:00. Gjatë marshimit kryeshin pushime e gjatë këtyre pushimeve jepeshin udhëzime për teknika të ndryshme rreth veprimeve në marshim dhe në alpinizëm. Pra ky ekskursion kishte formën e një seminari mësimor në lëvizje.
Pjesëmarësit:
1. Luigj Shala – Tirana
2. Minella Kapo – Tirana
3. Enver Shabani – Tirana
4. Stavri Zisi – Tirana
5. Korça : 2 pjesmarrës
6. Lazar Sota – Fieri
7. Namik Laze – Fieri
8. Halim Gjojdeshi – Fieri
9. Ibrahim Marina – Fieri
10. Berati: Vangjel Mëlëngu dhe 19 pjesmarrës të tjerë.
11. Kapinova: tre pjesmarrës
12. Elbasani: Agim Kajanaku dhe dy pjesmarrës të tjerë.
13. Vlora: dy pjesmarrës
14. Partizani: 7 pjesmarrës
15. Dinamo: dy pjesmarrës.

Shbat